E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, i ngacmuan të dashurën, eksploziv mjetit për hakmarrje



KRUJE - Policia e Krujës arrestoi ish-efektivin e burgut të Zaharisë, pasi akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë ai vendosi eksploziv në një autoveturë në lagjen “Seseraj”. Sipas policisë, shkak është bërë konflikti për një femër. Burime të policisë bënë të ditur se u arrestua 25-vjeçari Haxhi Bami. Hetimet treguan se rreth orës 03:00 të së premtes në bashkëpunim edhe me 21-vjeçarin Erind Sadiku dhe 22-vjeçarin Engjëll Vogli, kanë vendosur një sasi lënde eksplozive në autoveturën tip “Benz” me targa H8CJN, pronë e Sh.Keqit, 25 vjeç. Sipas policisë, nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale. Të dhënat operative të policisë dhe ngritja e pistave të mundshme për autorët e eksplozivit, çuan blutë në zbulimin e tyre. Madje ishte vetë pronari i mjetit të dëmtuar që ngriti dyshimet mbi autorësinë e mundshme të autorëve. Ai kishte disa kohë që konfrontohej me Haxhi Bamin, pasi siç ka dëshmuar në policisë, autori i kishte ngacmuar të dashurën. Për pasojë policia e Krujës mbërriti në banesën e Bamit, duke kryer ndalimin e tij. Gjatë kontrollit në mjetin e tij, blutë sekuestruan një automatik, dy krehër pistolete me nga 7 fishekë, dy stema policie, pranga, shkopinj gome etj. Bami akuzohet për veprat penale të “shkatërrimit të pronës me eksploziv, mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës. r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›