E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia duhet të kursejë 78 miliardë euro

Nga Express më 25 qershor 2011 në ora 15:30

Në kuadër të samitit të BE-së në Bruksel, ekspertë të Komisionit të BE-së, FMN-së dhe Bankës Qendrore Evropiane ranë dakord me qeverinë greke për detajet e programit të kursimeve, për të cilat duhet të votojë parlamenti grek.

Ai parashikon shkurtime në një volum prej 78 miliardë eurosh deri në vitin 2014. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëri një bilanc pozitiv të konsultimeve të Brukselit për Greqinë.

"Unë mendoj se do të bëhet gjithçka që vendimi të jetë pozitiv dhe për këtë arsye nuk dua të merrem me spekulime. Unë pres gjithashtu që ministrat e Financave në takimin e tyre më 3 korrik të shohin të gjitha aspektet, në mënyrë që të zgjidhet edhe çështja e solidaritetit me Greqinë", tha Merkel.

Ndërkaq kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së nënvizuan se do të bëhet gjithçka për stabilizimin e euros.

Greqisë i duhen 17 miliard euro ndihmë nga vendet Evropiane dhe FMN-ja, për të shmangur falimentimin në mes të korrikut.

Një mospagim i borxhit mund të infektonte të gjithë zonën e Euros dhe do të shkaktonte tronditje në mbarë ekonominë botërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›