Lëvizja për Bashkim zgjedh Kryesinë
Nga Express më 25 qershor 2011 në ora 18:03
Lëvizja për Bashkim mbajti sot mbledhjen e parë konstituive të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, të cilën e udhëhoqi kryetari i saj, Avni Klinaku.
Në këtë mbledhje u zgjodh Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes për Bashkim, e cila përbëhet nga 15 anëtarë.
Nënkryetar për çështje politike u zgjodh Raif Qela, Sekretar Organizativ - Valon Murati, Sekretar për Marrëdhënie me Publikun - Agim Kuleta dhe Sekretar për Financa - Fadil Fazliu.
Gjithashtu në këtë mbledhje u analizua edhe puna e Kuvendit të II-të të Lëvizjes për Bashkim dhe u miratua Rregullorja e punës e Këshillit të Përgjithshëm, njoftoi kjo parti, nëpërmes një komunikate shtypi.