Greqia, dy kampe me emigrantë politikë për misione zbulimi në Shqipëri

28/02/2005 Për çfarë i shfrytëzoi Greqia emigrantët politikë shqiptarë? Në vitin 1960 në Greqi u ngritën 2 kampe përqëndrimi me rreth 4 mijë emigrantë shqiptarë.
Përfaqësuesit e grupeve të ndryshme të emigracionit politik do të vendoseshin në Athinë dhe do të mbanin lidhje me këtë kamp, i cili do të shërbente si bazë për misione zbulimi dhe diversioni në Shqipëri. Cili ishte reagimi i qeverisë komuniste shqiptare?
“Marrëdhëniet shqiptaro-greke gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, përbëjnë një ndër problemet e rëndësishme të historiografisë sonë, ende të pastudiuara. Pikërisht, kjo ka qenë arsyeja kryesore që më ka nxitur për t’i hyrë studimit të tyre, me shpresën se ky kontribut mund t’i shërbente inteligjencës, studentëve dhe lexuesit të gjerë shqiptar”, tregon historiani Beqir Meta, në librin e tij. Botimi “Shqipëria dhe Greqia” (1949-1990), që i paraqitet lexuesit, është rezultat i punës kërkimore të Metës në bibliotekat e Shqipërisë, Greqisë, SHBA, Britanisë së Madhe, Turqisë e Bullgarisë dhe në arkivat shqiptare, amerikane e britanike. Ai është vazhdim i studimit të mëparshëm me titull: “Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”, botuar në vitin 2002. Në qendër të këtij botimi është situata e krijuar midis Greqisë e Shqipërisë, gjatë periudhës më të gjatë të Luftës së Ftohtë, tendencat e zhvillimit të saj, përpjekjet, vështirësitë, dështimet dhe progresi që u bë për normalizimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Janë pasqyruar faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikuan në këtë proces si dhe rezultatet historike të tij.
Pas dështimit të përpjekjeve, që bëri Athina gjatë viteve 1948-1949 për të depërtuar në emigracionin politik shqiptar dhe për ta vënë atë në shërbim të projekteve të saj aneksioniste ose në funksion të krijimit të një shteti konfederativ greko-shqiptar, qëndrimet e politikës greke ndaj tij erdhën duke u bërë gjithnjë e më të ftohtë e më armiqësorë.
Megjithatë, edhe pas vitit 1949 Greqia vijonte të mbante në territorin e vet emigrantë politikë shqiptarë dhe nuk i kishte hequr shpresat për një përdorim të mundshëm të tyre në funksion të interesave të saj. Burimet amerikane provojnë se, pikërisht në momentet e krijimit të KKSHL grekët nxitën krijimin e një “partie” “shqiptare” në Athinë. Ajo quhej Partia Agrare Shqiptare (Agrotiko Alvaniko Komma), e cila e falenderoi kryeministrin grek për deklaratën e lartë lidhur me formimin e KKSHL. Ky falenderim ishte bërë në emër të Komitetit Drejtues të kësaj partie dhe ishte nënshkruar nga Talirend Beu. Zyrtarët e CIA-s mendonin se prapa këtij pseudonimi fshihej Thales Ritorides. Ai më parë kishte takuar disa shqiptarë dhe disa “vorioepirotë” si dhe ishpeshkopin e Korçës, Evlogios Kurilas, të cilët i kishte nxitur për të krijuar një parti agrare në Athinë. Ritorides pretendonte dhe paraqitej si nipi i Fan Nolit. Kjo parti nuk kishte asnjë lidhje me Partinë Agrare Balli Kombëtar dhe asgjë të përbashkët me të. Krijimi i saj ishte një përpjekje fillestare e grekëve për të marrë pjesë në KKSHL. Por, me sa duket, ky plan nuk pati sukses dhe emri i kësaj partie nuk u dëgjua më në të ardhmen.
Në vitin 1950, qeveria shqiptare konstatonte një lëvizje të re të qeverisë greke ndaj emigracionit politik shqiptar, me synimin për ta përdorur atë në një rast oportun në mbështetje të planeve të saj kundrejt Shqipërisë. Autoriteteve shqiptare u kishte tërhequr vëmendjen veprimtaria e hapur e disa krerëve të emigracionit shqiptar në Selanik dhe lidhja e tyre me emigracionin politik shqiptar në Itali nëpërmjet Spiro Milos dhe nëpunësve të legatës greke në Romë. Qeveria greke u ishte afruar një pjese të të arratisurve në Greqi dhe kishte grumbulluar në Mesonllongji afro 1000 veta, të cilët i stërviste nën komandën e Haki Rushitit, me synimin për t`i dërguar në Shqipëri.
Nga ana tjetër, ajo kishte formuar batalionin Gllaros-Gormo me elementë “vorioepirote” dhe me disa shqiptarë të tjerë të arratisur në Greqi. Ata do të futeshin në Shqipëri me çeta të vogla për të krijuar atje trazira e provokime.
MPJ e Shqipërisë, gjithashtu, kishte informata se gjendja e të arratisurve shqiptarë në Greqi ishte shumë e keqe. Të gjithë ata ndodheshin në kampe përqendrimi, nuk gëzonin të drejtat njerëzore dhe nuk kishin asnjë liri. Për këtë arsye ishin shtuar kërkesat e tyre për riatdhesim, të cilat nuk pranoheshin nga qeveria greke. Sipas një raporti të legatës shqiptare në Kajro, të arratisurit shqiptarë ishin vendosur në këto qendra: në Janinë 200 familje me 1000 veta; në Konicë 108 veta, në Thesproti 184 veta; në Athinë 350 veta etj. Deri në fillim të vitit 1958 në Greqi kishte gjithsej mbi 4000 të arratisur shqiptarë. Deri në verën e vitit 1961, në Greqi ekzistonin dy kampe përqendrimi me emigrantë shqiptarë: kampi i Llavrios me 1000 veta dhe kampi i Siros. Emigrantët politikë shqiptarë, që nuk dëshironin më të zhvillonin aktivitet kundër qeverisë komuniste, po largoheshin për në Amerikë. Ndërsa masa e “vorioepirotëve” më e madhe në numër, ishte stabilizuar në Greqi. Ata nuk futeshin në kampe. Qeveria greke i kishte lënë të lirë dhe po i sistemonte në banesa nëpërmjet fondeve të asistencës.
Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë” (KKSHL), që drejtonte emigracionin politik shqiptar, vijoi t`i përmbahej vijës së përcaktuar prej tij në deklaratën zyrtare të Londrës në shtator të vitit 1949. Kjo deklaratë afirmonte dëshirën për marrëdhënie miqësore me popullin dhe me shtetin grek, të cilat duhej të mbështeteshin “në respektimin e kufijve aktualë dhe në politikën e mosndërhyrjes në punët e brendshme të njëri-tjetrit”.
Marrëdhëniet e KKSHL me qeverinë greke mbetën të ftohta. Arsyeja kryesore ishte shqetësimi i madh i udhëheqësve të emigracionit politik shqiptar ndaj synimeve të politikës aneksioniste greke. Megjithëkëtë, në gjysmën e parë të vitit 1950, KKSHL, bëri një përpjekje tjetër për të arritur një marrëveshje me qeverinë greke. Një delegacion i KKSHL i përbërë nga Zef Pali (Partia Agrare – Balli Kombëtar), Gaqo Goga (Partia e Legalitetit), Seit Kryeziu (Partia Katundare), bëri një vizitë në Greqi. Qeveria shqiptare mori informacione se të dyja palët kishin arritur një marrëveshje kundër saj. Ajo i referohej deklaratave, që kishte bërë Vasil Andoni në një mbledhje të Ballit Kombëtar të zhvilluar më 22 maj në Banjoli. Ai kishte thënë se kjo vizitë ishte një nismë e rëndësishme, që kishte patur sukses të madh. Delegacioni, në emër të KKSHL, kishte bërë një marrëveshje sekrete me autoritetet e MP të Brendshme dhe MP të Jashtme të Greqisë me ndihmën dhe interesimin e drejtpërdrejtë të kryesekretarit të ambasadës amerikane në Athinë. CIA amerikane ishte informuar për këto takime të delegacionit të KKSHL me zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Greqisë dhe me ishzëvendësministrin e Jashtëm, Panajotis Pipinelis. Përfaqësuesit e KKSHL kishin kërkuar lejen e qeverisë greke për krijimin e një kampi të refugjatëve politikë shqiptarë në Greqinë Veriore, në të cilin do të grumbulloheshin agjentë nga jashtë. Përfaqësuesit e grupeve të ndryshme të emigracionit politik do të vendoseshin në Athinë dhe do të mbanin lidhje me këtë kamp, i cili do të shërbente si bazë për misione zbulimi dhe diversioni në Shqipëri. Ministria e Jashtme e Greqisë e miratoi këtë propozim më 4 nëntor 1950. Ndërsa një ditë më parë, Kryeziu, Goga dhe Pali shtruan një drekë për 25 pjesëtarë të kampit të refugjatëve politikë shqiptarë në Lavrion, në të cilën mbajti një fjalim Muharrem Bajraktari.