E Diel, 1 Nëntor 2026

Tani më pyet?

28/02/2005  Princi Karl dhe e dashura, Kamila do të martohen në prill

Pas një marrëdhënie dashurie 35-vjeçare, një skandali pikëllues dhe një vdekjeje tragjike, Princi i Uellsit dhe Kamila Parker do ta ligjërojnë në prill

Martesa në kishë ishte jashtë cdo lloj diskutimi për shkak të regullave të kishës në lidhje me të divorcuarit. Karli ishte më pak problem në këtë drjetim, sepse ish gruaja e tij, Diana kishte vdekur në një aksident me makinë në 1997. Por ish bashkëshorti i Kamilës, Endrju Parker Bouls është gjallë

Ai e dashuron. Ajo e dashuron. Ky është versioni i shkurtuar. Historia e gjatë është... shumë e gjatë, de përfshin traditën mbretërore dhe një krizë fetare. Lajmërimi që Princi Karl dhe Kamila Parker do të martohen më së fundi në 8 prill. Ata i kanë qëndruar njëri-tjetrit, edhe pse kanë qenë të martuar me të tjerë, divorcuar, kanë qenë pjesë skandalesh. Menjëherë pas bërjes publike të lajmit, nusja 57-vjeçare u shfaq para gazetarëve në Kështjelën Uindsor duke treguar unazën me platin e diamante. Nën shkrepjen e aparateve, ajo zbuloi se Karli, 56 vjeç i ishte ulur në gjumë për ta propozuar. Reagimi i saj: “Vetëm tani po filloj të zbres në tokë”.

Aq sa magjepsëse mund të jetë të shohësh dy njerëz të moshuar që sillen si adoleshentë, ka shumë më tepër për të ditur në caktimin e kohës të kësaj fejese mbretërore, se sa thjeshtë triumfi përfundimtar i romancës. Financat e Karlit janë vënë nën hetim nga një komision i Dhomës së Ulët sepse ai po shpenzon më shumë se 500 000 dollarë, një pjesë e të cilave nga fondet e vendit. Martesa do ta ulte pak këtë tension, pasi je i nderuar kur ndihmon gruan, por jo të dashurën. “Mendoj se shpallja e martesës është një rezultat direkt i kriticizmit me të cilin është përballur Katrli për shpenzimet që u ka bërë fondeve publike për të dashurën e tij”, thotë biografi i Princit, Antony Holden.

Karli ka qenë gjithashtu aspak i kënaqur me trajtimin që shkakton statusi disi i mjergullt i Kamilës. NJë shembull ndodhi në nëntor, në martesën e famullit të tij Eduard van Kutsem dhe Tamara Grocvenor, vajzë e miliarderit Dukë i Uesminsterit. Prindërit e Eduardit, Hjuxh dhe Emili van Kutsem kanë qenë dikur të lidhur me Karlin dhe Kamilën. Emili madje i kish krijuar mundësi çiftit të përdorte shtëpinë e saj si vendtakim gjatë viteve kur ai ishte i martuar me Dianën. Por këtë herë, Karlit dhe Kamilës iu kërkua të uleshin në stola të ndarë në Katedralen e Çesterit dhe të largoheshin në makina të ndryshme. Kaq mjaftoi. Dy të dashuruarit qëndruan larg njëri-tjetrit dhe Karli, sipas disa të pranishmëve, nisi të diskutojë seriozisht me këshilltarët e tij në lidhje me martesën.

Shumë vëzhgues të mbretërisë thonë se mbretëresha, 78 vjeç dëshironte që çifti të martohet shumë kohë përpara se ajo të vdesë, në mënyrë që të mos ketë asnjë dshim në lidhje me aftësitë re Karlit për fronin. “Ajo dëshiron që Karli dhe Kamila të kenë kohë për t’u bërë të pranuar nga publiku”, thotë Ingrid Sjuard, kryeredaktore e Majesty magazine. Pati trysni edhe nga brezi i ardhshëm. Biri i Kamilës, Tom, 30 vjeç do të martohet në shtator. Oborrtarët nisi t’i skletosë mendimi se një ditë edhe Uilliam, 22 vjeç do të shkonte drejt altarit, ndërkohë që i ati vijonte të bënte në hije dashuriçka me Kamilën.

Kisha e Anglisë e ka nxitur Karlin në muajt e fundit sepse nuk është mirë që kreu i ardhshëm i Kishës (rol që Karli e merr kur bëhet mbret) të jetojë haptas në mëkat. Martesa në kishë ishte jashtë cdo lloj diskutimi për shkak të regullave të kishës në lidhje me të divorcuarit. Karli ishte më pak problem në këtë drjetim, sepse ish gruaja e tij, Diana kishte vdekur në një aksident me makinë në 1997. Por ish bashkëshorti i Kamilës, Endrju Parker Bouls është gjallë. Zgjidhja diplomatike ishte që cifti të martohej në një ceremoni civile, të pasuar nga një bekim në kishë. “Gjithçka po rregullohet”, thotë një mikeshë e Kamilës. “Eshtë e pashmangshme dhe është korrekte mbi të gjitha”. Ndonëse sondazhet e parë javën e kaluar tregonin për kundërshtim në masë të martesës, kjo do të zbehet e siguri. Sondazhet privatë të familjes mbretërore tregojnë rritje të simpatisë për Kamilën.

Gjithësesi, mbeten disa probleme të pazgjidhur kushtetues. Kur Karli dhe Kamila të martohen, ajo do të jetë e dyta femër pas mbretëreshës për nga rëndësia, e megjithatë nuk ka asnjë rol formal. Për momentin do të quhet Madhëria e Saj, Dukeshë e Kornuollit (emri Princeshë e Uellsit do të zemëronte fansat e Dianës). Dhe ndonëse çdo bashkëshorte e mbretërve të mëparshëm të Britanisë ka qenë mbretëreshë, zëdhënësi i Karlit tha se Kamila do të jetë “bashkëshorte Princeshë”, kur ai të bëhet mbret. Precedenti këtu është Alberti, Bashkëshorti Princ i Mbretëreshës Viktoria. Por disa akademikë janë në siklet. “Gruaja e mbretit ka qenë gjithmonë mbretëreshë”, thotë Vernon Bogdanor, profesor në Oksford dhe autor i librit “Monarkia dhe Kushtetuta”. “Nuk mendoj se kjo mund të ndryshohet pa një ligj të parlamentit.

NJë vështirësi kjo e vogël krahasuar me pengesat që i është dashur të kalojë cifti deri tani. Transformimi i Karlit nga një kopuk i largët në një baba dashamirës ishte i shpejtë veçanërisht pas vdekjes së Dianës. Në një vizitë në Anglinë e veriut pak ditë pas tragjedisë ai bëtri të qajë një turmë e tërë, tek zbrazi dhimbjen e tij. Panorama vijoi të zbutet: Karli dhe Herri në Afrikën e Jugut, duke shijuaj shpoqërinë e njëri-tjetrit, apo Karli dhe dy djemtë duke bërë ski në Zvicër. Karli bëri njëkohësisht përpjekje për ti integruar dy djemtë në jetën e tij me Kamilën. Që atëherë, Uilliuam dhe Herri e kanë pranuar Kamilën.

Ky miratim ishte shumë i rëndësishëm dhe që atëherë Karli dhe Kamila janë shfaqur më të qetë në kompaninë e njëri tjetrit. Të dy dashurojnë kopshtarinë, kuajt dhe gjuetinë e dhelprave (Diana i urrente të treja). Të dy kanë një sens fshikullues humori, shfaqur që kur u takuan ër herë të parë në një fushë polo në 1970. Dikur Karli ka thënë se gabim më i mahd i jetës së tij ishte që nuk u martua me Kamilën atëherë. Lidhja e tyre e zgjatur është tipike për një dashuri të parë të fuqishme, thotë Dona Hanover, ish Zonjë e Parë e Nju Jorkut dhe autore e “I dashuri im është rikthyer”, që flet për dashuritë e paa që rikthehen (vetë Hanover u martua me të dashurin e gjimnazit në 2003. “Shkencëtarët dhe terapistët më thanë se të biesh në dashuri kur je i ri është një prej përjetimeve më të thellë që mund të kesh ndonjëherë”, thotë Hanover. “Identitetet gërshetohen. Je në shoqërinë e njëri-tjetrit në një kohë kur po rritesh. Eshtë sikur të jesh i lidhur azgjidhshmërisht me njëri-tjetrin”.

Ndoshta kjo është cfarë ka ndodhur me Karlin dhe Kamilën. Ndonëse ajo u martua me Psarker Boules në 1973 kur Karli nisi karrierën në marinë, ata nuk i humbën kurrë kontaktet. Karli është kumbar i djalit të saj, Tom, i lindur në 1974 dhe ajo e shpoqëroi Karlin në ceremonitë e pavarësisë së Zimbabvesë në 1980. Pasi shpalli fejesën me Dianën, Karli i dha Kamilës një “byzylyk lamtumire” për ta falënderuar “për ndihmën dhe mbështetjen”, thotë biografi Xhonatan Dimbëlbai. Ndonëse nuk ishin shumë afër gjatë viteve të parë të artesës së tij me Dianën, karli dhe Kamila e ringjallën romancën pas lindjes së Princit Herri në 1984. Në 1993, tabloidët britanikë shtinë në dorë kasetën e rregjistrimit të një telefonate të ciftit, në të cilën Karli i thoshte Kamilës se do të dëshironte të ishte tamponi i saj dhe i shprehu keqardhjen për gjithë sa ajo kishte hequr për faj të arrëdhënies së tyre. “I dashur, mos u bëj budalla”, u përgjigj ajo. “Do të pranoja të vuaja për ty. Kjo është dashuria; është forca e dashurisë”.

Dalja e saj si shoqëruese zyrtare e tij është orkestrur me kujdes në vitet e fudnit. Në 1999, ata bënë debutimin publik si çift kur morën pjesë në festën e 50-vjetorit të motrës së Kamilës. NJë vit më vonë, mbretëresha e pranoi marrëdhënien, pasi morë pjesë në një festë ku ishte edhe Kamila e pranishme. Në 2001, Karli dhe Kamila bënë puthjen e parë në publik. Vitin e kaluar ata janë shfaqur më shpesh së bashku, dhe dukeshin të lumtur e të qetë, me apo pa kamera aty pranë.

Martesa e tyre do të jetë ndoshta shumë më pak e bujshme se sa ekstravagantja e 1981 në Katedralen e Shën Palit. Kështjella Uindsor nuk është elicensuar për martesa kështu që ata duhet të bëjnë kërkesë tek rregjistrari në bashki për leje të vecantë dhe të paguajnë afro 1500 dolarë. Ndonëse mund të zgjedhin muzikën dhe leximet për ceremoninë, nuk mund të përfshijnë fjalë fetare si “fymë”, apo “shpirt”. Pasi të martohen ligjërisht, do të shkojnë në këmbë në Kishëzën e Shën Xhorxhit, ku Arkipeshkvi i Kentërburit do të drejtojë një lutje të vecantë. Do të jetë një ceremoni provate dhe relativisht e vogël për standartet mbretërore, me dicka më pak se 1000 të ftuar, e shoqëruar ndoshta nga muaji i mjaltit në Skoci.

Martesa e parë ngjau me një përrallë. Kjo mund të jetë e vërteta. Në një intervistë menjëherë pas fejhesës me Dianën, Karli u pyet nëse cifti ishte i dashuruar. Ajo u përgjigj “sigurisht”. Ai tha “çfarëdo kuptimi që të ketë fjala dasdhuruar”. Këtë herë, ai e di.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›