“Rusia nuk ështe terhequr nga Ballkani”
28/02/2005 Bisedë me ambasadorin rus në Beograd, ish-anëtar i grupit të Kontaktit për Kosovën
Ambasadori i Federatës ruse në Beograd, Aleksandër Nikolajevic Aleksejev, flet për rreziqet që kërcënojnë Ballkanin, zgjidhjen e statusit të Kosovës, planet ekonomike të Rusisë, etj.
Aleksandër Nikolajevic Aleksejev, ka ardhur para tre muajsh në Beograd, si ambasador i Federatës ruse. Njihet si figurë e fortë diplomatike në Ministrinë e Jashtme të këtij vendi. Ai është njohës shumë i mirë i Ballkanit, për të cilin flet dhe përvoja e tij diplomatike në misonet e Rusisë pranë NATO-s, OSBE-së si dhe angazhimi në Grupin e Kontaktit
Cilat janë rreziqet që e kërcënojnë tani Ballkanin?
Edhe në Ballkan janë po ajo listë rreziqesh, të cilat, ne në Rusi i quajmë “problemet dhe kërcënimet e reja”. Këto janë: terrorizmi ndërkombëtar, nacionalizmi agresiv, tensioni fetar e racor, separatizmi, krimi i organizuar, i cili është në lidhje të ngushta edhe me separatizmin edhe me ekstremizmin, por edhe me terrorizmin ndërkombëtar.
Në Ballkan janë shumë të pranishme trafiqet dhe tregëtia e narkotikëve si dhe tregëtia e njerëzve. Natyrisht, këto fenomene e kapërcejnë kuadrin e Ballkanit, por janë edhe këtu të pranishme.
Cilat janë planet e ardhshme ekonomike të hyrjes së Rusisë dhe kapitalit të saj në Serbi e Mal të Zi?
Mendoj se flitet për plane voluminoze. Firma “Rusal”, është e interesuar të blejë kombinatin e Aluminit në Podgoricë. “Lukoil”, tashmë ka hyrë në treg, duke blerë Beopetrol-in”. Ato do të përmbushin detyrimet e marra përsipër, dhe do të investojnë mjete të konsiderueshme. Kapitali ynë është i interesuar edhe për kompleksin e ndërmarrjeve në Tërstenik.
Cfarë mund të thoni për njoftimet për bashkëpunim të insdustrive të energjitikës e naftës të Rusisë e Serbisë?
Presidenti i Lukoil-it, Vagit Alekpetrov, ka vizituar Beogradin dhe ka biseduar për realizimin e projektit në “Beopetrol” dhe vendosjen e bashkëpunimit më të madh, për dërgesat e naftës në Serbi.
A flitet për synime të LukOil-it për blerjen e NIS (Industrisë së Naftës së Serbisë)?
NIS nuk është vënë në tender. Prandaj, deri tani janë vetëm plane. Lukoil është e përgatitur për bashkëpunim strategjik me NIS, e cila do të ketë perspektivë afatgjatë. Lukoil e NIS, tashmë kanë instresa e bashkëpunim të përbashkët.
Krijohet përshtypja se, vendi juaj, tashmë prej një kohe të gjatë është në difensivë diplomatike në zonën e Ballkanit e Serbisë, që do të thotë se, nuk është më i interesuar shumë për zhvillimin e situatës në këtë rajon. A është e vërtetë kjo?
Nëse mendoni se Rusia është tërhequr nga Ballkani, pse ka tërhequr ushtarët e vet nga Kosova, atëherë konstatimi nuk qëndron. E kemi bërë këtë, se kemi menduar se po zbatohet politikë e padrejtë. Thjeshtë, nuk kemi dashur ti japim “alibi” kësaj politike, duke lënë ushtarët tanë aty, por do të mbajmë rolin tonë politik në Ballkan. Vetëm se me mjete të tjera! Do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë aktive në Ballkan.
SHBA-të nuk e kanë tërhequr praninë ushtarake nga Ballkani. Atëherë, Rusia, e cila përpiqet të imitojë Amerikën, pse e ka tërhequr praninë ushtarake?
Ne nuk imitojmë askënd. Po ashtu, nuk dëshirojmë të grumbullojmë ekspertët tanë në ministritë tuaja. Nëse duhet ndihmë, këtu jemi.
SHBA-të, nga njëra anë i vendosin sanksione Serbisë, nga ana tjetër forcojnë bashkëpunimin ushtarak, kërkojnë baza ushtarake në këtë hapësirë. Cili është qëndrimi i Rusisë për këtë çështje?
Shumë me përtesë flas për vende të treta dhe planet e tyre. Sa i përket zgjerimt të NATO-s në Lindje, pozicioni ynë është si të thuash “paqësor e negativ”.
Nga ana tjetër, përshëndes zgjerimin e BE. Çdo shtet vendos vetë për sigurinë e vet. Për këtë, nuk dëshirojmë të përzihemi.
Nëse Ministri i Mbrojtjes Daviniç, ju ofron që Rusia të hapë ndonjë bazë në Serbi e Mal të Zi, si do ti përgjigjeshit?
Bazat nuk hapen dokudo. Duhet të ekzistojë një vendim politik dhe i ekspertëve për këtë. Nëse BS ka qenë i interesuar për bazat në Jugosllavi, nuk do të thotë se kështu është edhe Rusia. Rusia nuk është një “Bashkim Sovjetik i vogël”.
Bazat i hapim atje ku na duhen: Në vende në kufi me ne: Kirgistan, Taxhakistan…
Bashkëpunimi me Hagën, është cështje e hapur, e cila e ngarkon vendin tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Cili është qëndrimi i Rusisë për këtë çështje? A besoni se këto presione do të jenë deri në fund?
Mendoj se, Serbi e Mali i Zi, duhet ti përmbushin vendimet e KS të KB. Por, jemi kundër asaj, që afrimi i Serbisë me BE-në, të kushtëzohet me dorëzimin të një apo disa gjeneralëve.
Çështje tjetër e hapur është Kosova. Shumë besojnë se ky vit do të jetë vendimtar për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Cilat janë zgjidhjet ekzistuese për daljen nga kriza e Kosovës, d.m.th, cilat janë opcionet reale për statusin e Kosovës?
Mendoj, se ky do të jetë vit shumë i rëndësishëm, por nuk jam i sigurtë se do të jetë viti vendimtar. Së pari në maj, do të jetë vlerësimi i përmbushjes së standarteve në Kosovë. Nëse do të vlerësohet se standartet janë përmbushur në masën e duhur, mund të hyhet në bisedime për statusin. Rusia është kundër automatizimit në këtë proces. Vendimi, përkatësisht rezoluta për fillimin e bisedimeve për statusin, duhet të merret në KS të KB. Për momentin, nuk është e qartë përmbajtja e kësaj reyolute, as koha dhe vendi i mbajtjes së bisedimeve.
A mund të vejë veton Rusia, nëse KS të KB voton për dhënien e pavarësisë për Kosovën?
Për momentin, flitet vetëm për rezolutë për fillimin e bisedimeve, e jo për statusin përfundimtar. Ne insistojmë që, bisedimet për përcaktimin e statusit të Kosovës, të fillojnë pa paracaktuar rezultatin, d.m.th, për pavarësinë e Kosovës. Po ashtu, zgjidhja duhet të merret me pajtimin e Beogradit. Ky është kushti ynë.
Keni qenë përfaqësues rus në grupin e Kontaktit. A është rastësi vendosja juaj ambasador në Beograd, në prag të zgjidhjes së çështjes së Kosovës?
Është e vështirë të thuhet se kjo është rastësi. Shpresoj që përvoja ime të ndihmojë. Vetëm mund të them, se tema e Kosovës, është njëra ndër prioritetet në dialogun tonë me Serbinë e Malin e Zi. Më kanë dërguar mua këtu, që të zbatoj linjën politike të shtetit tim, e cila në shume plane përkon me pozicionin e Serbisë e Malit të Zi. Me kanë dërguar këtu edhe si specialist, veç të tjerave edhe për temën e Kosovës.
Do të ndihmoj në arritjen e një zgjidhje të drejtë, e cila merr parasysh edhe pozicionin e Beogradit. Çdo zgjidhje që do të merret, e përsëris, duhet të jetë me pajtimin e Beogradit.
A ekziston mundësia e shpërthimit të përplasjeve të armatosura në Ballkan, për shkak të ndryshimit të mundshëm të kufijve?
Situata në Ballkan, na shkakton shqetësim. Ngjarjet e Marsit të vitit të kaluar, e kanë treguar se si është situata në Ballkan, në të vërtetë, mjaft e brishtë. Mendoj se këtij rajoni i duhet kushtuar vëmendja e mjaftuesheme, që zgjidhja e problemeve të jetë e drejtë. Nëse problemet i çojmë “nën sipërfaqe”, do të krijojmë “fushë të minuar”, e cila herët a vonë, do të çojë në shpërthim.
Nuk mendoj se është e nevojshme, “zgjidhja e shpejtë” e çështjes së Kosovës, por ajo duhet të zgjidhet me durim. Përndryshe, do të ndodhë 17 marsi i ri. Kjo mund të ndodhë në çdo moment. Moska, është larg shikimit të çështjes së Kosovës me tone poyitive. Mendojmë se jemi larg stabilitetit në këtë krahinë. Nëse zgjidhja për Kosovën nuk do të jetë e drejtë, situata mund të përkeqësohet akoma më shumë. Dhuna e marsit ishte e planifikuar, e koordinuar dhe e organizuar.
Shumë kanë thënë se KFOR e UNMIK, marsin e kaluar nuk i përmbushën detyrat e veta për ruajtjen e sigurisë në mënyrën e duhur, se ata kanë ruajtur më shumë veten se viktimat e dhunës?
Nuk jam ekspert për çështjet ushtarake, por detyra e tyre është ruajtja e sigurisë, gjë që ata nuk e bënë.
Në se nuk mund ta kontrollojnë situatën, duhet të pranojnë se kanë harxhuar kohë kot, deri tani në Kosovë. Më mirë tu paraprihet gjërave. Duhet të vërtetohet se, persona të caktuar përgatisin dhunë. Të shkohet tek ata dhe tu thuhet “ Ndalo! Kemi të dhëna! Nëse përpunon njerëz, do të kesh pasoja!”.
E dyta, është zgjidhja e keqe, që është shuarja e dhunës. Por, ata nuk kanë bërë asgjë. Prandaj jemi të shqetësuar për situatën në Ballkan. Kjo nuk është pa baza. Forcat ndërkombëtare, ose nuk kanë qenë në gjendje, ose nuk kanë dashur ta mbajnë situatën nën kontroll.
Serbia është nën presion për të dorëzuar të akuzuarit nga Haga. Nga ana tjetër, është përshtypja se, as shqiptarët e Kosovës, as Kroacia, nuk bashkëpunojnë në mënyrë të plotë me Hagën. A jeni dakord me këtë dhe çfarë mund të bëjë Ruisia që të ulet presioni?
Mendoj se Gjykata është organ i drejtësisë e jo i politikës, prandaj nuk lejojmë asnjë lloj loje politike rreth Hagës. Për ne, janë të papranueshme standartet e dyfishta. Ne mbështesim strikt ligjin, gjë që e kërkojmë dhe nga të tjerët.
Por, në rastin e Gjykatës së Hagës, kemi ndjesinë se ka mosrespektim të ligjit, se ka standrate të dyfishta. Ka shumë shembuj, por rasti i Ramush Haradinajt, është fare i qartë. Nuk mund të ketë një drejtësi për serbet e një për shqiptarët.
Marrë nga gazeta “Nedelni Telegraf”