Teknologjia shkon e vjen…, vizioni mbetet
28/02/2005 Ergin Kuke
Unit Production Manager/First Assistant Director Color and Lighting
..., DAVID KINTNER, ERGIN KUKE, FRANCES KUMASHIRO, LYNDON LI. ... "The Polar Express”. Ëritten and Produced by Glen Ballard & Alan Silvestri. Befasohet por edhe ndjehet krenar dikush, kur shikon emërin e një bashkatdhetari në stafin e një superproduksioni hollivudian, sikundër është edhe filmi i animuar "The Polar Exspress", ku aktori Tom Hanks, ka u ka dhënë jetë 6 personazheve, me zërin e tij. Por Ergin Kuke, nuk është ngjitur rastësisht deri në këto nivele. Përpos shumë punëve krijuese që ka bërë edhe në Shqipëri (video-clipe, foto dhe grafika për programe të ndryshme, etj.), para pak kohësh, ai ka përfunduar studimet në "Gnomon". "Gnomon School of Visual Effects", është një nga shkollat më të mira në SHBA, e specializuar në teknikat më të larta të grafikës kompjuterike 3D, ku tranjohen specialistë për industrinë e filmit dhe jo vetëm. Eshtë pikërisht kjo shkollë, ku përfundoi studimet Ergin Kuke, për t'u përzgjedhur më pas nga kompania " Sony Pictures Imageëorks". Një rrugë e gjatë e lodhshme dhe e mundimshme, por që i dha frutet e veta. Tashmë Ergin Kuke, krijon jo vetëm për kompanitë e mëdha, por edhe për emra të mëdhenj të shoë-t, si Jon Bon Jovi, ku Kuke po përgatit siglat grafike të një turi të tij, në kanalin nacional amerikan NBC. Ndoshta regjisori i mirnjohur, Pali Kuke (i ati i Erginit), mund ta ketë ëndërruar Hollivudin, por ja që Ergini e ka prekur atë, pavarësisht se jo në regji, por në grafikë, ngjyra dhe ndriçim, me një stil tepër të përzgjedhur, që ka tërhequr vëmendjen e specialistëve krijues. Në një intervistë dhënë për "Gnomon on line", pak kohë pas përfundimit të studimeve, Ergin Kuke, tregon për vetveten, prirjet dhe shijet artistike, ku tërheq vëmendjen një formim i gjithanshmëm i tij, si edhe mallin për vendin, familjen dhe qenin e tij...
Cili është formimi juaj i mëparshëm artistik dhe, a jeni marrë me veprimtari krijuese para se të fillonit studimet në "Gnomon"?
Kam qënë i angazhuar në shumë lloje procesesh krijuese apo edhe në të tjera, gjatë gjithë jetës. Në fillim kam qenë më shumë i interesuar për letërsinë. Rreth shtatë vjet më parë, fillova të drejtohesha më shumë drejt anës vizuale të spektrit krijues dhe, që atëherë kam qenë i kënaqur në këtë fushë. Pjesa e eksplorimit tim drejt anës vizuale të krijimtarisë, përfshinte të punuarit me shumë media, ku unë kisha mundësinë të hyja. Kjo do të thoshte, eksperimentimi me filmin dhe televizionin.
Ju jeni nga Shqipëria. Çfarë ju shtyu të zgjidhnit Gnomon?
Një lloj frymëzimi me bazë profesionalizmin dhe talentet e njerëzve, në ndikimin e zellit këtu në L.A. (Kjo në vetvete vjen nga e gjithë bota).
A e njihnit më parë sistemin 3 dimensional përpara se të vinit këtu?
Bëja diçka, por duke luftuar me disavantazhet teknike. Kur e fillova këtë në Shqipëri, nuk njihej shumë për 3D. Unë njihja vetëm dy djem, të cilët ishin duke realizuar video dhe kompozime 3D, kështu që ishte shumë e vështirë të nisje një gjë të tillë. Veç kësaj, interneti nuk ekzistonte para viteve ‘90.
Cilat ishin synimet tuaja kur hytë në "Certificate Program"?
Më parë kam qënë shumë i shpërndarë në shumë aspekte të paraqitjeve grafike. Dëshiroja të fokusohesha në një aspekt mirë, dhe të isha i aftë ta realizoja po kaq mirë.
Si ndryshuan synimet, ndërkohë që ju ishit në program?
Fillimisht në program fillova të pëlqej shumë degë të 3D , duke qënë se ne ishim të hapur drejt shume gjërave… Më kujtohet se, në një moment, isha gati-gati i pushtuar nga ideja për tu bërë personazh, më pas modelues, e për të vazhduar me efektet. Por tani e kuptoj, se mund të kisha mësuar aq shumë, sa për të vendosur më vonë se ç’duhet të bëja. Unë vazhdova të udhëtoj rreth këtij qarku, duke provuar të arrij një perspektivë më të mirë, derisa, më në fund, u përqëndrova në interesin tim dhe aftësinë time mbi texturing, ndriçimin dhe kompozimin.
Puna juaj ka një stil konsekuent, me një cilësi të madhe dhe një atmosferë të shkëlqyeshme e një stil enigmatik tepër cilësor. Çfarë mund të thoni rreth stilit tuaj dhe nga se jeni influencuar?
Unë gjithnjë vij pak a shumë në të njëjtën gamë ngjyrash në punën time. Çdo njeri ka një skemë ngjyrash të vetën. Se nga buron kjo, është një mister për mua. Eshtë irrituese, ndonjëherë, të shohësh figurën, ndërsa je duke e punuar në zhvendosje të ngadaltë, e cila do të vinte në një zgjedhje të parashikueshme në spektrin e ngjyrave (sipas mendimit tim). Kjo përballohet nga mua me një fuqi të çuditshme. Jam më i shpenguar, kur ajo vjen nga kinematografia dhe kompozimi i një fotografie (meqenëse di më shumë në këtë aspekt të punës). Regjisorë të mëdhenj si Tarkovsky, Bergman, etj., kanë qenë ata, të cilët kanë ndikuar më shumë te unë.
Sa i rëndësishëm është, një personazh, një material frymëzues, në zhvillimin e idesë tuaj 3D?
Kjo varet. Zakonisht, nxitjen fillestare e marr nga një rrjesht në një libër që jam duke lexuar, një fotografi, ose, thjesht, diçka pa arsye do të më vijë në mendje. Pastaj bëj një kërkim mbi fotografi online, ose futem në bibliotekën e përhershme, në adresën e imazheve, duke këkuar për një model, një mënyrë ndriçimi, çdo gjë që do e bënte idenë më konkrete… mënyrë, kompozim. Kjo është pika ku unë vendos dhe them, do të jetë bardhë e zi, ose tone të zbehta, ose ndriçim dhe kontrast. Më shumë ide më vijnë, kur punoj imazhet. Kështu filloj të punoj dhe, përfundimisht, më vonë godas aty ku duhet. Pastaj është përsëri koha të inspirohem, ndoshta të ndryshoj imazhin. Kjo mund të duket si një proces i gjatë, por në parim është, thjesht, të vështrosh fotografët e mëdhenj, të ndjekësh një film, ose edhe të lexosh ndonjë libër dhe, gjithë këto ide të vijnë në mendje. Ndonjëherë ideja është e fortë dhe e qartë dhe unë shkoj drejt e në punë, pa kërkuar për më tepër. Por, në përgjithësi unë mendoj të gjej momentin për t’u mbushur me inspirim, i cili të hap shtegun për një imazh që nuk do ta kisha menduar më parë.
Cili ishte aspekti më i rëndësishëm për ju në "Certificate Program"?
Të jesh i zoti të flasësh gjatë gjithë kohës me njerëz të talentuar, që kanë të njëjtin mendim rreth çështjeve teknike dhe artistike, të lidhura me prodhimet 3D…, pa mërzitur njeri. Gjithashtu, fakti që edhe kur isha në një periudhë amullie në punën time, diçka ose dikush do të ishte gjithnjë pranë, për të të dhënë një shtytje shoqërore, për të arritur më shumë dhe një rezultat më të mirë.
Cila ishte gjëja më e rëndësishme që ju mësuat në "Gnomon"?
Të jesh më i mirë nga ç’mundesh, brenda një kohe të caktuar. Të përballosh ngarkesën e punës brenda afatit të duhur, të menaxhosh kohën. Këto aftësi më kanë udhëhequr në një vetëkontroll krijues, që është ajo ç’ka kam dashur në plan të parë.
U diplomuat në "Gnomon" në maj. A keni patur edhe impenjime të tjera paralelisht?
Përfundova disa projekte që kisha nëpër duar. Njëri nga projektet ishte i lidhur me krijimin e efekteve vizuale dhe ato grafike për turin e ardhshëm të Bon Jovi, në një shoë në kanalin televiziv nacional NBC. Për momentin, jam duke punuar për një film të animuar të metrazhit të shkurtër me një grup shokësh.
Përgëzime edhe për vendi e ri të punës në "Sony Pictures Imageëorks". Impresionet tuaja…
Faleminderit. Do të jem në departamentin e ndriçimit dhe ngjyrave për filmin "The Polar Express". Ndjehem shumë i karikuar dhe po përpiqem të eci përpara "duke vendosur shumë spotlights gjithandej"…, kjo është motoja ime.
Jeni nga Shqipëria. Sa e vështirë ka qenë për ju të merrni vizën?
Procedurë shumë e mërzitshme, kohë e gjatë dhe vështirësi. Një mal me letra, të cilat më mbajtën larg nga puna ime. Fakse, kopje, orogjinalë, letra referimi… Kafka kishte të drejtë. Por jam me fat, pasi "Sony" më ndihmoi shumë, me një nga përfaqësuesit ligjorë të saj. Ata e dinë se ç’bëjnë…
Kur u regjistruat në "Gnomon", kishit menduar paraprakisht për një punë në SHBA, apo kishit plane të ktheheshit në Evropë?
Vendi im është në Shqipëri, por, ndoshta, edhe në Evropë. Erdha në "Gnomon", e fillimisht kjo ishte një arritje. Por, gjërat evoluojnë dhe tashmë jam shumë me fat që m’u ofrua një post, në një nga kompanitë më të mira të "FX Houses". Natyrisht që jam i lumtur. Do të qëndroj, për aq kohë sa do të më duhet të arrij atë për ç’ka erdha këtu, për t'u kthyer pas në shtëpi, te familja ime, miqtë e mi dhe qeni im.
Me se merresh kur nuk je përballë një kompjuteri?
Me shumë gjëra nga pak… Lexoj, shkoj në spektakle dhe aktivitete të ndryshme, përpiqem të jem më "shoqëror", apo edhe të shijoj një gotë verë, kur nuk merrem me asgjë. Kam filluar të rilexoj Asimovin, një lloj "përpjekje për të kontaktuar me veten time kur kam qenë 10-vjeçar".
Cila është këshilla juaj për studentët që vazhdojën "Gnomon" aktualisht?
Në rast se do të duan një këshillë, kjo është të vendosin një stil të tyre personal dhe të punojnë shumë, për ta zhvilluar atë vazhdimisht. Ka shumë mënyra për të krijuar tankse, makina, etj., 3 dimenisonale, kaq shumë sa mjaftojnë për të më bërë të dua të shkoj në shtëpi. Të përpiqen të kërcejnë nga pozicioni i "zanatçiut" e të bëhen artistë. Teknologjia shkon e vjen…, por vizioni dhe krijimataria është më e rëndësishmja.