E Diel, 1 Nëntor 2026

Princi i brishtë dhe nusja jopopullore

28/02/2005  Biografi i njohur Anthony Holden shpjegon përse Karli mund të martohet tani me dashnoren e tij të hershme dhe çfarë do të thotë ky bashkim për Britaninë – dhe gjithë botën

Titujt e mëdhenj të gazetave në të gjithë botën dominohen sot nga lajmi që trashëgimtari i fronit të britanisë, Princi Karl do të martohet. Por ndryshe nga lajmërimi i gëzueshëm për martesën që ai bëri 24 vjet më parë – kur Princi i ri u fejua me Princeshën faqekuqe Diana – këtë herë lajmi është i shoqëruar me polemika dhe kujtesën e hidhur e asaj që doli të ishte një martesë e parë e stuhishme dhe me tradhëti. Kur Princi Karl, 56 vjeç, të martohet me të dashurën e tij të divorcuar, Kamila Parker, 57 vjeçe në prillin e ardhshëm në një ceremoni në Kështjellën Uindsor, kjo do të jetë diçka shumë larg martesës përrallore që pati fatin të kishte dikur mbreti i ardhshëm.

Sondazhet tregojnë se publiku britanik është kundër martesës, dhe, në dritën e këtyre lajmeve, po vihet në dyshim edhe roli i vetë monarkisë. Biografi i njohur Anthony Holden ka shkruar në lidhje me shumë prej figurave të famshme britanike: Uilliam Shekspir, Lorenc Oliver dhe Princesha Diana. NJë komentator mbretëror prej 25 vjetësh, Holden ka shkruar gjithashtu jo më pak se tre viografi të Princit Karl – në përvjetorët e 30, 40 dhe 50 të tij.

NEWSWEEK: Princi Karl dhe Kamila Parker kanë qenë në qendër të vëmendjes prej vitesh. Përse po martohen tani?

Anthony Holden: Në javët e fundit, shtypi britanik ka kritikuar shpenzimet e mëdha vjetore të parave nga Princit Karl për Kamilën [e cila vlerësohet se i kushton Princit 467 000 dollarë në vit]. Diskutimet për financat mbretërore janë edhe më të dëmshme për monarkinë se sa divorcet, skandalet seksualë, telefonat e përgjuar – çdo gjë tjetër. Njerëzit ndiejnë se kjo është një familje shumë e pasur, një prej fami;ljeve më të pasura në botë, që bën një jetë shumë, shumë luksoze dhe me një stil jetese ruritarian, të gjitha me shpenzimet publike. Unë mendoj se shpallja e martesës është një rezultat i drejtpërdrejtë i kriticizmit me të cilin është përballur Karli, lidhur me shpenzimet e mëdha publike për të dadshurën e tij.

A është publiku britanik pro kësaj martese?

Teksa flasim, sapo pashë një sondazh televiziv në Sky Neës – i cili është i barabartë me Fox në SHBA – që tregointe se opinioni publik është 70 përqind kundër matesës. Karli nuk është një Princ veçanërisht popullor. Kamila nuk është pëlqyer kurrë nga publiku. Ajo nuk ëhstë shumë e njohur; nuk ka dhënë kurrë intervista. Kështu që dyshoj që këto javë të mbetura, deri në 8 Prill, do të jenë një kohë e rehatshme për Karlin. Nëse gazetat populiste dhe tabloidët ndiejnë që opiniomni publik është kundër martesës, atëherë ata do të nisin sezonin e sulmeve mbi një princ, reputacioni i të cilit është goxha i brishtë.

A mendoni se ka ndonjë shans që Karli të heqë dorë nga e drejta e Fronit dhe t’ia kalojë pozicionin e tij Princit Uilliam?

Karli ka lindur në këtë rol dhe është ushqyer për të. Ai u bë trashëgimtar i fronit në moshën 3 vjecare në 1952 [kur u kurorëzua Mbretëresha Elisabet]. Gjithë jetën ka pritur për vdekjen e prindërve – që të trashëgojë të drejtën që ka patur që kur lindi. Çdo pjesë e trupit të tij i është dedikuar të bërit mbret. Pa këtë, jeta e tij nuk ka fare kuptim. Thënë kjo, ai është një njeri shumë i brengosur. Ai shkërmoqet kur gjendet nën kriticizëm, dhe nëse ka opozicion të qëndrueshëm, ai është në gjendje të ngrejë supet dhe të thotë: “nuk kam nevojë të bëj gjithë këtë, do të shkoj të luaj polo , ose ta kaloj pjesën tjetër të jetës duke bërë ski”. I ka thënë këto gjëra kur është gjendur nën presion më parë. Nëse do të ketë një sasi të madhe presioni në javët e ardhshme, atëherë nuk e konsideroj të pamundur që ai të marrë në shqyrtim heqjen mënjanë. Dhe nuk ka asnjë dyshim që shumica e popullit britanik presin më me kërshëri trashëgiminë e Princit Uilliam, se sa atë që mund të bëhet Princi Karl III.

A vazhdon të ketë rëndësi monarkia në Britani?

Mendoj se shumicës së popullit britanik vazhdon t’i pëlqejë ideja e të qënit monarki, edhe pse e respektojnë më pak se më parë. Por në vitet e fundit, duke parë sjelljen e disa prej anëtarëve të familjes mbretërore, ndiej një rritje të grupit të njerëzve që mendojnë që ka ardhur koha që Britania të rritet dhe të bëhetë një demokraci e vërtetë, dhe të zgjedhë kreun e shtetit.

A është Toni Bler në këtë grup?

Përpara se Toni Bler të bëhej kryeministër, ka shumë shembuj të dokumentuar që tregojnë tendencat e tij republikane, gjë normale kjo për një demkorat si ai. Një kryeministër që largon kolegët e trashëguar në Dhomën e Lordëve, duhet të vijojë në këtë rrugë dhe të heqë të vetmen zyrë të trashëguar të mbetur, atë të kreut të shtetit. Megjithatë, ashtu si të gjithë kryeministrat përpara tij, sapo erdhi në detyrë Bler u dashurua me status quo-në. Dhe, të thuash të drejtën, nuk është ndër pikat kryesore të listës së reformave për të cilat ka nevojë ky vend.

Çfarë do të thotë për monarkinë që Karli martohet me Kamilën në një ceremoni civile?

Problemi është se nëse Karli bëhet mbret, ai do të jetë Udhëheqësi Suprem i Kishës së Anglisë. Kjo është arsyeja përse kam thënë gjithnjë se njëherë Karli duhet të martohetr em Kamilën, nëse do të bëhet mbret. Nuk mundet që kreu i Kishës të jetojë në mëkat me një grua, burri i divorcuar i së cilës është ende gjallë. Mendoj se është hera e parë në historinë e Britanisë përballemi me një të ardhmne ku mbreti martohet me jë grua të divorcuar, burri i të cilës është ende gjallë. Kjo është arsyeja përse qeveria dhe mbretërorët kanë zgjedhur të mos e quajnë Kamilën mbretëreshë [nëse Karli bëhet mbret], por Princeshë bashkëshorte. Dhe natyrisht, zgjedhja për ta quajtur Dukeshë të Kornuellit – një prej titujve dytësorë të Karlit – është për të shmangur titullin e Princesësh së Uellsit – i cili për këtë brez është ngushtësisht i lidhur me Dianën e madhe.

Të lejosh trashëgimtarin e fronit të martohet me një të divorcuar çon në ndryshimin e kushtetutës së pashkruar të Britanisë. A e dëmton një ndryshim i tillë ligjshmërinë e monarkisë?

Monarkia mbijeton duke evoluar me kalimin e kohës dhe për këtë është krenare. Për arsye se kemi një kushtetutë të pashkruar, ajo është në gjendje të zhvenosë synimet, me ndihmën e Parlamentit. Por kjo mund të jetë e dëmshme. Në një moment të tillë, metoda e vjetër e mbijetesës së monarkisë konsiston në nxjerrjen e rregullave të reja dhe titujve të rinj. Kjo është e dëmshme për një institucion që shprehet krenar se i reziston ndryshimeve dhe përfaqëson stabilitetin, traditën dhe vazhdimësinë.

Çfarë pasojash mund të ketë kjo për monarkinë në vendte e tjera të Komonuelthit? A mendoni që ka shanse që kanadaja dhe Australia të përdorin këtë si në mënyrë për t’u bërë demokraci të pavarura?

Po, kështu mendoj. Mendoj se është qesharake që Australia ende nuk i ka hgequr zinxhirët e monarkisë, qoftë edhe për respekt ndaj vetes. Cili në vend në botë do të toleronte të kishte një trashëgimtar për kryetar shteti që zgjedh të jetojë sa më larg që të jetë e mundur? Australia zhvilloi në referendum të keqmenaxhuar disa vite më parë. Me siguri, kjo ngjarje do ti nxisë ata dhe Kanadanë që të kërkojnë të bëhen republika të pavarura, gjë që tashmë duhej të kishte ndodhur.

Mendoni se opinioni publik në Amerikë do të jetë i ndryshëm nga çfarë po shohim në Britani?

Mendoj – si një njeri që jeotn në Amerikë, është martuar me një amerikane dhe që është shumë proamerikan – se populli në SHBA është me të vërtetë i interesuar në monarkinë. Ata i dashurojnë personalitetet. Klubi i fansave të Dianës është ende shumë i zgjeruar në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Por, unë gjithmonë u them amerikanëve: “Nëse e doni monarkinë, ne po jua dërgojmë, ju do të paguani për të dhe nuk mund ta zgjidhni më kreun e shtetit”. Kur them kështu, ata gjithmonë përgjigjen: “Ndoshta është më mirë ta mbani vetë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›