E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia e vendosur Papandreu Do te bejme reformat

Kryeministri Papandreu deklaroi se Greqia është e vendosur në zbatimin e masave të kursimit, që i shërbejnë për të marrë ndihmën e premtuar nga Bashkimi Europian. Pas takimit me presidentin francez, në Shans Elize, kreu i qeverisë së Athinës, e bëri shumë të qartë se populli grek është i vendosur të bëjë reformat e kërkuara. 

Ai tha se qeveria do të mirëpriste edhe vëzhgues ndërkombëtarë, për të siguruar transparencë të plotë në përpjekjet për shkurtimin e borxhit kombëtar. Nga ana e vet, Nikolas Sarkzozi njohu përpjekjet e bëra deri më tani, dhe saktësoi se gjatë takimit me kancelaren Angela Merkel në ditët e ardhshme, do të diskutojë për mbështetjen ndaj Athinës, të cilën e cilësoi si një detyrim moral për Europën.  

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›