E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi Se braktisim Greqine do quhej deshtim

Takimi i kryeministrit grek Jorgo Papandreu me presidentin francez do të pasohet gjatë ditëve në vijim nga një takim kokë më kokë mes Sarkozy dhe Angela Merkel. Samiti franko gjerman do të ketë në qendër diskutimet mbi integrimin më të madh brenda zonës euro e menyrave të daljes nga kriza që nuk është më vetëm greke.

“Dështimi i Greqisë është dështim i gjithë Europës deklaroi Nicolas Sarkozy, “Nuk ka alternativa të tjera të besueshme. Nga ana tjetër ka një detyrim moral dhe ekonomik solidariteti. Nuk duhet ta abandonojmë Greqinë”, shtoi ai ndërsa kryeministri papandreu përsëriti premtimin për europën se Greqia është gati të përballet me angazhimin për reforma kundrejt ndihmës së premtuar.

“Populli grek është i vendosur të kryejë ndryshimet e nevojshme. Po bëjmë sakrifica e po i përjetojmë në lëkurë të gjitha vendimet që kemi marrë. Èshtë përgjegjsia jonë të kthejmë në realitet të gjitha reformat fillimisht sepse duam të ndryshojmë greqinë e ta kthejmë në një vend konkurues ku të mbizotërojë drejtësia sociale dhe transparenca”, tha Papandreu.

Megjithatë në këtë drejtim vetë grekët mbeten pak të bindur. Protestat në sheshe vazhdojnë ndërsa anketimet e opinionit public tregojnë se në reformat e ndërmarra kanë pak shpresë. Sakrificat e reja tingëllojnë të kota në një vend në prag të falimentimit, nga ku vetëm në tre vitet e fundit janë larguar 60 mijë persona në kërkim të vendeve të punës në shtete të tjera .

Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e shtunë , 01 tetor 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›