E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi ne Spanje vritet ne kishe gruaja shtatzene

Spanja është shokuar pas ngjarjes makabre në një kishë të madridit. Një person i armatosur hyn në ambjentet e kishës katolike qëllon disa herë mbi një grua shtatzënë e më pas vret veten. Punonjësit e emergjencës  mbërrijnë vetëm pak minuta më vonë në vendngjarje, ku zbulojnë gruan të vrarë me plagë  me armë zjarri në gjoks e në kokë.

Fatmirësisht, rrëfejnë  punonjësit e emergjencës asnjë plumb nuk i kishte përshkuar barkun ku ndjeheshin rrahje zemre, ndonëse zemra e nënës nuk rrihte më. Viktima i nënshtrohet një operacioni çezarian dhe fëmija u arrit të shpëtohet, bëjnë të ditur burime mjekësore. Në momentin e ngjarjes së tmerrshme kishte rreth 30 veta në kishë.

Personi i armatosur plagosi gjithashtu një grua 52 vjeçare e  cila ndodhet ende në rrezik për jetën. Dëshmitarët në vendngjarje thonë se vrasësi kishte pyetur paraprakisht se kur fillonte mesha. Ndërkohë policia ka filluar hetimet për të zbuluar motivet e vrasjes.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›