E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet trajtimi i kancerit te gjirit 8 mije here me efikas

Rriten shpresat për të sëmurët terminal me kancer në gji ndërsa Royal Free Hospital në londër thotë se trajtimi eksperimental I aplikuar aty është rreth 8000 herë më efektiv . Quhet ectrochemotherapy e shënjestron indet duke përdorur një fushë elektrike që I bën qelizat kanceroze më poroze cka rrit reagimin ndaj mjekimit. Sipas kirurgut onkolog Mr Mo Keshtgar trajtimi jep rezultate shpresëdhënëse brenda pak ditësh.

"Menjëherë pas stimulimit elektrik në zonën e prekur, mjekimet fillojnë të veprojnë duke zhdukur qelizat e prekura Brenda pak ditësh”, tha Mo Keshtgar kirurg onkolog. Nga spitali bëhet e ditur se trajtimi që zgjat gjysëm ore dhe që ka nivel toksik më të ulët e më pak efekte anësore ka dhënë rezulatet shumë premtuese për rreth 79-85 % të pacientëve. Rreth 45,000 gra diagniostikohen me kancer në Britani cdo vit. Aty Electrochemotherapy po përdoret edhe për trajtimin e kancerit të lëkurës por ende është nën vëzhgim rezultati në këtë drejtim.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›