Situata ne Libi banoret braktisin Sirten

Nuk ndalet eksodi nga Sirte. Në autokolona të gjata makinash por dhe këmbësorësh po largohen nga qyteti i Libisë i cili ndodhet për mëse një muaj i rrethuar. Rreth 25 mijë kanë arritur të arratisën deri tani por lufta mban të bllokuar rreth 100 mijë banorë të tjerë. Besnikët e kolonel Gadafit kanë arritur që deri tani tu rezistojnë dhe të sprapsin sulmet e forcave të trannzicionet.
Nisur nga kushtet shëndetsore të refugjatëve arrihet të kuptohet se rreziku për personat që kanë mbetur të rrethuar në qytet është i madh. Janë shumëfishuar rastet e kequshqyerjes në një një zonë ku tashmë mungojnë uji i pijëshëm e ushqimi ndërsa dhe furnizimi me energji elektrike ëshët i rrallë. Një pjesë e mire e banorëve janë detyruar të largohen nga banesat e tyre për shkak të bombardimeve të NATO-s. Në qytetin fantazmë edhe kush tenton ti shpëtojë rrezikut të shembjes së banesës rrezikon të bjerë viktimë e të shtenave me artileri. Vija ajrore e qytetit është në cdo orë të ditës e mbuluar nga tymi. Aty luftimet vazhdojnë pa ndërprerë.
Delina Bitraku