E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia gënjeshtare

Nga Express më 17 shtator 2011 në ora 14:30

Në një lajm, që tashmë nuk habit më askënd, të gazetës greke Eleftherotypia, raportohet se sipas një pjesëtari të autoriteteve greke të statistikave, Greqia artificialisht ka ndryshuar shifrat mbi deficitin e saj në 15.4 për qind në vitin 2009, për të marrë ndihmë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Për profesor Zoe Georgantas, “deficiti u inflacionua artificialisht në vitin 2009, për të treguar se vendi kishte deficitin më të madh në Evropë, duke përfshirë këtu edhe atë të Irlandës që ishte 14 për qind, për të justifikuar gjithë shkurtimet e ndërmarra në vend”.

Me sa është kuptuar nuk do të ishte një befasi nëse zbulohet se edhe deficiti i Italisë, si ai i Greqisë, të jetë i manipuluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›