Vodhën në ‘Finca’ duke falsifikuar të dhënat e klientëve

Dy presona janë arrestuar me dyshimin se kanë kryer vepra penale tw shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe falsifikimit të dokumenteve, duke marrë në mënyrë të paligjshme 140 mijë euro, më të dhenta të falsifikuara të klientëve.
Policia njofton se përveç dy të arrestuarve, Besart H. (1987) dhe Liridon K. (1983), policia ka identifikuar edhe një të dyshuar, i cili është identifikuar si Alban S. (1982), por i njëjti është në arrati.
Të dyshuarit në këtë rast, në cilësinë e nëpunësve kreditor dhe njëri në cilësi të menaxherit, në bashkëpunim dhe bashkëveprim ndërmjet veti kanë marrë dokumentacionin kreditor të klientëve të vjetër të organizatës mikro-financiare “Finca” duke plotësuar formularët për marrjen e huave në emër të klientëve pa dijeninë dhe vullnetin e tyre.
Të dyshuarit kanë falsifikuar kërkesat për marrjen e huas me ç’rast kanë fotokopjuar dokumentacionin identifikues të klientëve, kanë falsifikuar nënshkrimet e klientëve pa dijeninë e tyre, dhe dokumentacionin e falsifikuar e kanë dorëzuar te arkëtarja për pagesën e huas ose në mungesë të saj kanë tërhequr të hollat e huas, duke i përvetësuar për nevoja personale.
Dyshimet fillestare për vlerën monetare të keqpërdorur deri tani arrijnë shumën mbi 140.000 euro në dëm të organizatës mikro-financiare “Finca”.
Pas intervistimit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera.