Berat, dyshohen dy rastet e para me AHIN1
Regjistrohen dy raste me gripin e derrit në spitalin infektiv të Beratit. Dy gra të moshave 45 dhe 60 vjeç, janë shtruar katër ditë më parë me shenjat e gripit të rëndë që i kish shkaktuar deri në pneumoni, por tashmë rezultojnë të prekur klinikisht nga virusi AH1N1. Gratë janë nga zonat rurale të rrethit dhe ndodhen nën trajtim mjekësor. Mjeku infeksionist, Petraq Ceca, bëri të ditur për "Shqip" se klinikisht dy pacientet janë mbartëse të virusit dhe pse analizat ende nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë, pasi pritet të mbërrijë përgjigjja e mostrave të dërguara në Tiranë. Mjeku Ceca pohon se dy pacientet kanë mbërritur me kollë, temperaturë të lartë, dhimbje mesi dhe kraharori. Të dyja rastet menjëherë janë shtruar pranë këtij reparti dhe ka nisur dhënia e ndihmës mjekësore me tamiflu dhe medikamente të tjera.
"Klinikisht të dyja rastet janë konfirmuar se janë prekur nga virusi i gripit të derrit, çka dyshohet të jetë marrë nga kontakti me familjarë të ardhur nga Greqia. Sapo kanë mbërritur pranë repartit tonë, ne i kemi izoluar dhe kemi nisur trajtimin mjekësor, e nisur nga shenjat që pacientet paraqesin, i kemi mjekuar me tamiflu. Virusi u ka shkaktuar dhe pneumoni, çka na ka bërë të dyshojmë se pacientet nuk ishin të prekura nga një grip i zakonshëm stinor. U kemi marrë kampione gjaku dhe i kemi nisur në Tiranë për t‘i analizuar, çka do të vërtetojë plotësisht dyshimet e hedhura, megjithëse nga simptomat klinike duket qartë se kemi të bëjmë me virusin AH1N1. Gjendja e tyre shëndetësore aktualisht paraqitet e mirë, nuk kanë asnjë rrezik për shëndetin dhe tashmë mund të konsiderohen të shëruara", thotë mjeku Ceca. Sipas tij, njëra prej pacienteve tashmë mund të largohet drejt banesës, pasi është krejtësisht e shëruar dhe nuk paraqet asnjë rrezik për familjarët e saj, ndërkohë që pacientja tjetër që është në moshë dhe më të madhe se e para do të qëndrojë dhe disa ditë në mjekim.
M.Haxhialiu