Part-time, fituesit shpallen javën e ardhshme
Universitetet mbyllën dje afatin zyrtar të regjistrimeve për sistemin e korrespondencës. Të gjithë maturantët që nuk dorëzuan dokumentet këtë vit, "u dogjën" përfundimisht nga e drejta e studimit për vitin akademik 2009-2010. Po ashtu edhe të interesuarit e tjerë që aktualisht e kanë mbaruar një universitet por dëshironin të ndiqnin një të dytë, nëse nuk kanë dorëzuar dokumentet deri dje, nuk mund të përfitojnë nga kuotat për studime në degë të dyta. Sekretaritë e fakulteteve kanë pritur dje deri në drekë të gjithë maturantët konkurrues. Në bazë të udhëzimit të ministrisë, përzgjedhja do të bëhet deri në datë 10 dhe fituesit do të shpallen ditën e hënë, në datë 14 dhjetor.
Lista e fituesve për programin e studimit part-time apo fituesit në degët e dyta do të afishohen në çdo fakultet.
Regjistrimi i kandidatëve fitues do të bëhet vetëm me dëftesën e pjekurisë origjinale të shkollës së mesme. Dokumentet e aplikantëve jofitues duhet t‘u kthehen personave kundrejt kërkesës. Pas mbylljes së procesit të regjistrimit, institucionet publike të arsimit të lartë do të dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit listat përfundimtare të kandidatëve fitues të regjistruar në datën 22 dhjetor. Kuotat e pranimeve në studimet e ciklit të parë me kohë të pjesshme dhe edukimin në distancë, të cilat do të mbeten të parealizuara, rishpërndahen sipas institucioneve publike të arsimit të lartë dhe programeve të ndryshme të studimit nga Ministria e Arsimit.
Regjistrimi i kandidatëve për transferim studimesh kryhet pas shpërndarjes nga Ministria e Arsimit.
L.Mixha