E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, studentët shqiptarë me rezultate të larta

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka pritur dje në një takim zv/ministrin italian të Arsimit, Giuseppe Pizza.

Gjatë këtij takimi, Pizza ka theksuar rëndësinë e intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e shëndetësisë. Ndërsa ka garantuar dëshirën e mirë të Italisë dhe mbështetjen e saj për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, zv/ministri italian i Arsimit vlerësoi me rëndësi ndërmarrjen e hapave në zhvillimin e mëtejshëm të sistemit shëndetësor që mbështetet veçanërisht edhe në zhvillimin e arsimit. Zv/ministri italian u shpreh veçanërisht i kënaqur për integrimin e plotë në shoqëri të rreth 400 mijë shqiptarëve që jetojnë në Itali, një pjesë e madhe e të cilëve studentë me rezultate të larta. Ministri Vasili në përfundim të takimit i shprehu mirënjohjen delegacionit italian për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij, ndërsa theksoi se italianët do të jenë gjithmonë për vendin tonë miq shumë të mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›