E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klaus Seferi, në prove të Breshia ne Serine B

Klaus Seferi në gjurmët e Igli Tares. Sulmuesi i talentuar tiranas, i formuar në Akademinë e Romës, e drejtuar nga një kampion i madh i Botës, si Bruno Konti, është duke u testuar te Breshia.
Ish-skuadra e sulmuesit të Lacios ndodhet në Serinë B dhe drejtohet nga një trajner karizmatik si Serse Kozme, i cili vlerësohet si një Arsen Venger i Italisë, për nuhatjen e tij për talentet.
Sulmuesi shqiptar 18-vjecar i Peruxhias, sipas mediave lokale italiane i ka të gjitha cilësitë për qenë pjesë e projektit "Kozmi" për Breshian e sezonit 2008-2009.
Seferi ka një biografi të pasur sportive përsa i përket trofeve individualë, edhe pse këto i përkasin moshave. Shqiptari i rritur në të njëjtën akademi ku u formua edhe Francesko Toti, ka dalë për katër sezone rresht golashënuesi më i mirë i Akademisë së moshave me ekipin e Romës, cka solli edhe huazimin e tij te të rinjtë Peruxhias në sezonin 2007-2008.
Përshtypja e mirë që la Seferi në "Renato Kuri" bëri të mundur edhe interesimin e Breshias për të siguruar shërbimet e një djaloshi të talentuar. Në merkaton e janarit të këtij viti Edgar Cani u transferua nga Peskara e Serise C1 te Palermo e Serisë A.
Skeda :
Klaus Seferi
Datlidnja: 1990
Vnedlindja: Tirane
Gjatesia: 1.80
Roli: Sulmues
Ekipet: Akademia Roma, Peruxhia

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›