Behrami: “Hitcfeld do të sjellë mentalitetin e fituesit”

Në të dyja ndeshjet e humbura të Zvicrës, kosovari Valon Berhami u votua si lojtari më i mirë i ekipit te Kobi Kuhnit. "Ne dolëm jashtë loje ne Euro pas dy ndeshjesh. Unë nuk mund ta shoh veten si fitues", - tha 23-vjecari për gazetën e Lihtshtejnit, "Vaterland".
Behrami, i cili shënoi edhe golin e dytë në fitoren 2-0 të Zvicrës në plejofin kundër Turqisë në nëntor të vitit 2005 për Kupën e Botës 2006, thotë se ardhja e trajnerit Otmar Hitcfeld do ta ndihmojë ekipin zviceran.
"Ai është një njeri, i cili do të sjellë një mentalitet fituesi. Kjo do t'i japë ekipit tonë të ri më shumë zhvillim dhe aftësi". Lojtari i Lacios flet edhe për të ardhmen e tij. "Do të sqarohet në ditët e ardhshme". Spekulimet në shtyp flasin për një transferim në Angli ose Spanjë.