E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari Han komenton Holandën në studion e tv ARD

Trajneri i Kombëtares shqiptare, holandezi Ari Han, duket se po argëtohet shumë me fitoren e Holandën në Kampionatin Europian. Të premten në mbrëmje ai ishte një ndër të ftuarit e televizionit shtetëror gjerman "ARD", për të disktuar në Talk-Shoun "Waldis EM-Club" rreth ndeshjeve Holandë-Francë (4-1) e Itali-Rumani (1-1). Një emision që fillon në orën 23.30 e mbaron në orën 24.00 dhe që ndiqet sipas "ARD"-së nga 5.5 milionë shikues.
Së bashku me holandezin të pranishëm në studio ishin dhe Hansi Myler, Johan Etmajer, Matce Knop dhe Oliver Poher. Han pohoi se kishte mbetur i impresionuar nga paraqitja e bashkatdhetarëve të tij. "Waldis EM-Club" është e shoqëruar edhe me nota humori, por gjithsesi emrat e të ftuarëve janë të njohur: Urban Priol, Hansi Myller, Giovanni Trapattoni, Niki Lauda, Django Asül, Michael Rumenigge, Oliver Pocher, Arie Haan, Buffy Ettmayer, Verner Shnajdeyder, Paul Breitner, Rudi Assauer, Richard Rogler, Berti Vogts, e deri të kënëtari i njohur DJ Bobo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›