Greqia jashte euros do te shkaterronte biznesin europian

Nëse Greqia do të dalë nga monedha e përbashëkt europiane do të krijonte një dëmtim të madh për të gjitha bizneset europiane. Kështu raporton sëfundmi agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Fitch”, e cila e ka vënë theksin tek dëmi ekonomik që mund të krijojë një dalje e pakontrolluar e Greqisë nga Eurozona tek vendet periferike. Sipas agjencisë efektin më të madh dëmtues në një situatë të tillë do ta kenë kompanitë spanjolle, portugeze dhe italiane. Në raportin e saj “Fitch” thekson se shoqëritë e vendeve periferike të Eurozonës do të ishin ato që do të pësonin një ulje të klasifikimit me zhvlerësimet të mëdha të kreditimit deri edhe në tre nivele. Por në rast se Greqia do të vendos të dalë në mënyrë të rregullt nga monedha e përbashëkt europiane, e drejtuar nga autoritetet përkatëse, atëherë zhvlerësimet do të ishin më të kufizuara, vetëm në vendet periferike. Por agjencia amerikane vlerëson se një dalje e mundshme nga Euro do të ishte më shumë problematike për bizneset greke, sipas të cilës do të shkaktërronin rritjen ekonomike dhe flukset e kapitalit ndërkombëtar. Kjo sipas agjencisë do të conte në falimentim të shumë kompanive vendase. “Fitch” raporton se masa e zhvlerësimit që agjencia do të kryej për sipërmarrjet e mëdha europiane varet nga efikasiteti i përgjigjes së politikës për një dalje të Greqisë nga Eurozona, nëse do të jete e monitoruar apo një dalje e parregullt.