E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, plane të reja për eksplorimin e hapësirës

Presidenti amerikan Barak Obama shpalli planet e reja për eksplorimin e hapësirës. Sipas tij do të arrihet që brenda 30 viteve të dërgohen astronautët në orbitën e Marsit. Në një fjalim në Qendrën Hapësinore “Kenedi” në Florida, Obama tha se astronautët amerikanë do të bëjnë udhëtimin e parë të gjatë me anije kozmike mbase mbi një asteroid.

Obama shtoi se beson që deri nga vitet 2030-ta, njerëzit do të mund të dërgohen në orbitën e Marsit dhe të kthehen të sigurtë në Tokë. Pas kësaj sipas tij do të vijojë dhe zbritja me sukses e astronautëve në planetin e kuq. < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›