E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, vazhdon të rritet bilanci i viktimave të termetit

Të vdekurit përcillen për në banesën e fundit përmes varimesh masive në Kinë. Ndërsa forcat e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë mes të ftohtit të mbijetuar të tjerë nga tërmeti i fuqishëm i kësaj jave që shkaktoi vdekjen e të paktën 760 njerëzve dhe la mijëra të tjerë pastrehë.

Bilanci tragjik vazhdon të rritet. Ndërkohë autoritetet thonë se 11 mijë veta janë plagosur dhe mbi 243 të tjerë figurojnë të humbur pas tërmetit prej 6,9 ballësh, i cili rrëzoi ndërtesa, shkatërroi rrugë dhe prishi linja telefonike në provincën çinghai, në kufi me Tibetin. Shumë ndërtesa shkollash u shkatërruan duke lënë studentë të varrosur nën rrënoja.

Agjencia zyrtare kineze e lajmeve Sinhua tha se 66 studentë dhe 10 mësues ishin vrarë nga tërmeti. Kryeministri kinez Wen Jiabao vizitoi rajonin për të parë nga afër dëmet dhe u takua me të mbijetuarit. Presidenti Hu Jintao ndërpreu një vizitë në Amerikën Latine për t’u kthyer në vend.
< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›