E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger kërkon kualifikimin ndaj Marseille

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, shpreson që skuadra ta shfrytëzojë rastin për t`u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt që në përballjen e të martës ndaj Marseille.

Topçinjtë do të presin francezët këtë xhiro, ndërsa me fitore eventuale dhe me humbjen e Olympiakosit ndaj Borussia Dortmundit, Arsenali thuajse do ta siguronte kualifikimin.

Wenger e di se Marseille do të shkaktojë probleme me kundërsulme dhe beson se do të jetë një ndeshje intriguese. Mirëpo, dëshiron ta shfrytëzojë mundësinë për kualifikim.

“Për ne është një mundësi për t`u kualifikuar të martën dhe kuptohet se ne duam ta shfrytëzojmë këtë rast”, ka theksuar Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›