E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia kushtëzon lejet e qëndrimit për emigrantët

ATHINË- Ka përfunduar në komisionet parlamentare të Athinës, diskutimi i projektligjit për riorganizimin e sistemit të dhënies së lejes së qëndrimit emigrantëve të huaj në Greqi, përfshirë këtu edhe ata shqiptarë.

Sipas projektligjit përtej dokumentacionit që vërteton qëndrimin dhjetëvjeçar të një emigranti në Greqi, ai duhet të vërtetojë para së gjithash se ka lidhje substanciale, të forta me Greqinë.

Sipas ministrit të Brendshëm Haris Kastanidis do të bëhet cdo përpjekje për të mos i lënë shteg legalizimeve në masë. Më projektligjin në fjalë i jepet zgjidhje dhe atyre emigrantëve të cilet në kushtet e thellimit të krizës ekonomike në Greqi, humbën vendet e punës dhe si rezultat nuk arritën të plotësonin kushtin kryesor për rinovimin e lejes së qëndrimit, disponimin e 150-200 pullave të sigurimeve shoqërore, “ensima”.

Në favor të këtij projektligji janë shprehur deputetët e PASOK-ut të cilët përbëjnë mazhorancën në pushtet, si edhe ata të partisë opozitare, Demokracia e Re.

Ndërsa kundër projektligjit votuan deputetët e partisë LAOS-s, të cilët nuk panë në pikat e këtij projekti një garanci se nuk do të ketë legalizime masive të emigrantëve në të ardhmen.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›