E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, mes trazirave dhe krizave globale

Trazirat vazhduan neper gjithe Greqine keto dite, duke perfshire protesta te reja ne Athine perballe parlamentit. Nderkohe, dy prej sindikatave me te medha greke, GSEE dhe ADEDY - te cilat perfaqesojne 2, 5 milione punonjes dhe me teper se gjysmen e forces se pergjithshme te punes ne vendin me rreth 11 milion banore, zhvillojne nje greve te pergjithshme ne 10 Dhjetor, duke ndaluar efektivisht te gjithe transportin ne vend.

Greva ne shkalle te gjere mund te jete nje skene per protesta dhe trazira te metejshme. Dhuna, e cila filloi pas vdekjes se nje djali 15 vjecar te qelluar nga policia ne 6 Dhjetor, ka cuar deri tani ne me shume se 200 arrestime. Megjithese trazirat, protestat dhe grevat jane pjese e jetes politike greke, ky cikel i trazirave sociale eshte i lidhur me nje krize me te gjere globale financiare. Kriza eshte vecanerisht shqetesuese per Greqine per arsye se bankat e saja kane qene aq aktive ne financimin e rajonit te turbullt te Ballkanit. Shperthimi aktual i trazirave si pasoje mund te jete nje shenje paralajmeruese e nje shqetesimi me te gjere social evropian.

Tradita greke e aktivizmit dhe anarkizmit eshte e vjeter, por ajo kohet e fundit ka dale plan te pare kur protestat e studenteve te viteve 1970' rrezuan "Regjimin e Koloneleve" te mbeshtetur nga amerikanet, junten ushtarake e cila drejtonte formalisht vendin. Roli i protestave te studenteve ne rrezimin e diktatures ne 1974 dhe vendosja e Greqise ne rrugen e anetaresimit per ne BE legjitimoi protestat si nje mjet politik. Ligji grek, p.sh, u ndalon forcave te ruajtjes se rendit qe te hyjne ne komplekset universitare, duke u lejuar protestuesve te rigrupohen dhe riarmatosen midis perleshjeve me policine.

Ndonese vrasja nga ana e policise ishte shkendija, pakenaqesite kunder qeverise se qendres se djathte te kryeministrit Kostas Karamanlis dhe trajtimit nga ana e saj e krizes ekonomike qe ka prekur Greqine, ofruan benzinen per zjarrin. Qeveria e Karamanlisit ka qene kritikuar edhe perpara zgjedhjeve te parakohshme te cilat ishin thirrur ne veren e 2007 ne mes te zjarreve gjigante qe preken gjithe Greqine. Karamanlisi shpresonte te mbeshtetej mbi nje mandat te forte per reformat e tija sociale dhe ekonomike me nje fitore te bujshme ne zgjedhjet e Shtator 2007, por pergjigjja e qeverise ndaj zjarreve goditi fushaten e tij, keshtu qe ai u rikthye ne pushtet vetem me nje mandat qe mbeshtetej mbi dy vende ne parlament.

Grupet opozitare te drejtuara nga PASOK-u dhe sindikatat i kane shfrytezuar protestat e fundit kunder-policise per te rigjalleruar opoziten. Reformat sociale dhe ekonomike te Karamanlisit, te cilat perfshijne perpjekjet per te privatizuar kompanite joeficiente shteterore te tilla si "Olimpic Airlines" dhe per te zbutur sistemin e rende te pensioneve te vendit, i jane shtuar listes se sulmeve te opozites. Kjo liste perfshin edhe 28 miliarde euro pakete per te shpetuar bankat, e cila eshte pothuajse ekuivalente me 12% te Prodhimit te Pergjithshem Bruto grek.

Greqia mund te mos kete alternativa te zbatueshme ndaj paketes per te shpetuar bankat duke marre parasysh krizen financiare. Bankat greke jane shume te shtrira ne Ballkan, ku ato kane menduar se mund te perfitojne lehtesisht duke nderhyre ne tregjet e virgjera te etura per kapitale. Prandaj pozicioni i bankave jashte e ka detyruar Athinen t'i rikapitalizoje me nje pakete te tille gjigante ndihme. Ne rrethana normale, qeveria do te kerkonte te mbeshteste bankat e saja te brendshme me kredi nga bankat e huaja, duke emetuar bono ose nga ndonje bilanc (potencial) pozitiv qeveritar (ose nje lloj kombinimi midis te dyjave). Por deficiti buxhetor i Greqise eshte duke iu afruar, dhe aktualisht mund ta kete kaluar, 3% e GDP-se. Athina tashme eshte future ne borxh te jashtem ne nje shume prej 91% te GDP-se - shkalla me e larte ne Eurozone. (Belgjika eshte ne vendin e dyte me nje borxh te jashtem prej 64, 3% te GDP-se). Edhe nese qeveria greke do te donte te fuste veten me shume ne borxh me jashte, thjesht nuk ka asnje besim jashte per te marre hua, ndresa tregjet nderkombetare te kredive jane bllokuar.

Si pasoje qeveria nuk ka asnje zgjidhje tjeter por te dale me para te nxjerra nga buxheti i saj per vitin 2009. Kjo do te thote se pjesa me e madhe, ne mos po gjithe, 28 miliard euro te nevojshme per tu dhene si ndihme per bankat do te duhet qe te hiqen prej programeve te mbeshtetjes sociale. Opozita mendon se kjo eshte e pershtatshme per Karamanlisin, per arsye se ai tashme deshiron te shkurtoje fondet e pensioneve sipas reformave te veta fillestare ekonomike. PASOK i ka hedhur nderkohe poshte thirrjet e Karamanlisit per unitet politik duke marre parasysh trazirat, duke bere thirrje ne vend te kesaj per zgjedhje te reja ndersa sindikata me e madhe - sektorit privat GSEE dhe homologia e saj e sektorit publik, ADEDY - jane duke bere thirrje per nje greve te pergjithshme ne 10 dhjetor. (Sindikatat zhvilluan nje greve te pergjithshme ne 21 Tetor). Duke marre parasysh klimen aktuale, ne greven e 10 dhjetorit mund te shihet akoma me shume dhune ne Athine dhe prane saj.

Megjithate, konturimi i krizes nuk jane te vecanta per Greqine. Te gjitha tregjet e reja evropiane do ti duhet te perllogarisin sesa duhet te paguajne per paketat nxitese dhe skemat e rikapitalizimit te bankave se bashku me pjesen tjeter te kontinentit. Me kapitalin nderkombetar dhe pjesen me te madhe te vendeve qe tashme po shkojne drejt deficiteve serioze buxhetore, shteteve do t'u duhet ose te kthehen nga FMN-ja ose te shkurtojne buxhetet e tyre - ose, ne pjesen me te madhe te rasteve, te dyja bashke, perderisa nje prej kerkesave te FMN-se per kredi eshte zakonisht shtrengimi i pergjegjesise fiskale. Kjo do te thote se efektet negative per krizen ekonomike te mbare kontinentit, domethene papunesia, mund te preket njekohesisht me shtrengimet buxhetore dhe me pak ndihma sociale, nje recete per pakenaqesi popullore dhe trazira sociale. Pjesa tjeter e Evropes duhet te jete e kujdesshme per te vezhguar greven e pergjithshme te 10 dhjetorit dhe protestat ne Athine.

"Stratfor survey"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›