E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pallati rrezikon 40 banore

Vlore- Tragjedia qe ndodhi ne Gjirokaster me nentor te ketij viti rrezikon te perseritet edhe ne qytetin e Vlores. Nje pallat 3-katesh pothuajse eshte amortizuar krejtesisht dhe dite pas dite i bien copa suvaje e betoni. Ne godine jetojne pese familje dhe shembja kercenon jeten e 40 banoreve, ne lagjen qe njihet me emrin "Muradie". Kati i dyte dhe i trete i pallatit eshte demtuar dhe dallohen qarte te carat ne mure e dysheme. Banoret shprehen per gazeten "KJ" se nese nuk merren masa emergjente, atehere shembja eshte e sigurt dhe jeta e tyre ne rrezik.

Aktualisht familjet qe banojne ne objekt, kerkojne nga bashkia dhe qeveria qe situata te ndryshohet dhe te nderhyhet, pasi ata rrezikojne te behen pre e nje tragjedie te ngjashme me ate te Gjirokastres. Te 5-ta familjet me nga 5 deri ne 7 pjesetare secila qe jetojne ne kete godine jetojne me friken dhe shembjen nen kembe te apartamenteve te tyre. Megjithe apelet e vazhdueshme te bera te pushteti vendor, nuk kane marre asnje zgjidhje nga strukturat shteterore qe operojne ne Vlore.

Ne godinen 3-kateshe te lagjes "Muradie" jetonin dikur rreth 10 familje, te cilat me kalimin e kohes, duke perfituar nga statusi i te pastreheve kane marre zgjidhje nga bashkia, nderkohe qe 5 familjet e mbetura prej me se dy vjetesh presin nje pergjigje pozitive ne dyert e ketij institucioni.

Pa dritare, ne dyshemete e improvizuara me derrasa te ndryshme, me tavane qe mezi mbahen me drure te vendosur nga vete familjet. Kjo eshte panorama qe ofron godina e amortizuar si pasoje e vjetersise dhe mos rikonstruksionit. Nderkohe qe ne kete objekt banojne edhe te mitur e te moshuar. Te ngjitesh neper shkalle dhe te ecesh ne korridoret e nderteses, duhet te matesh ku te vesh kemben, per mos te rene ne katin e meposhtem. Pranvera Kasemi, nje prej banoreve te pallatit, shprehet se jetojne ne qiell te hapur prej dy vjetesh. "Cdo nate e kalojme pothuajse te pagjume, pasi trembemi mos na bie skeleti i godines dhe perseritet tragjedia ne Gjirokaster. Ketu jemi vendosur rreth 30 vjet me pare. Familja ime ka gjashte anetare dhe nuk dime ku te fusim koken, ndersa na kane dale edhe pronaret e objektit", shprehet Pranvera per gazeten "KJ".

Brenda mund te dallosh nje lageshtire qe cdo dite kercenon jeten e banoreve. Uji i shiut hyn brenda dhe era shkaterron pjese te objektit, kurse catia eshte gati ne renie. "Une kam frike per femijet dhe per ta e kerkoj nje zgjidhje. Nuk kemi mundesi per strehim ne vend tjeter dhe as financat e duhura", shpjegon Pranvera. Edhe familjaret e tjere i bashkengjiten shqetesimit te saj, duke kerkuar nderhyrjen e autoriteteve vendore sa nuk eshte vone.

Bashkia: "U kemi ofruar strehim ne kabinat e plazhit"

Drejtues ne bashkine e Vlores kane bere me dije se jane ne dijeni te ketij problemi te pretenduar nga banoret e godines 3-kateshe ne lagjen "Muradie". Mesohet se banoreve u eshte lene nje takim gjate dites se marte per t'iu dhene qofte dhe nje zgjidhje te perkohshme. "Aktualisht u eshte ofruar te shkojne tek kabinat ne plazh te vjeter, por ata nuk kane pranuar", thane burimet zyrtare nga institucioni vendor. Ndersa jane ne listen e te pastreheve dhe ne momentin qe do te kete serish projekt per te pastrehet, behet e ditur se do te perfitojne kete status. "Gjithsesi nje zgjidhje do t'ua japim, pasi gjendja paraqitet e renduar ne ate objekt, por edhe ata duhet te pranojne oferten qe u bejme, pasi s'mund te ndertojme shtepi sot per neser. Ne per momentin kemi ne dispozicion kabinat dhe kjo eshte mundesia e pare qe t'i largohen rrezikut per jeten nga shembja e mundshme e godines", shpjeguan zyrtaret e bashkise se Vlores per gazeten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›