Greqia mund te fitoje ne tavoline ndaj kuqezinjve
Per Bushatin eshte lajmi me i keq i mundshem. Pergatitjet e tij per ndeshjen e vitit kunder Greqise jane hedhur ne ere dhe trajnerit te Shpresave kuqezi nuk i mbetet gje tjeter vecse te shohe se si UEFA do t'ia jape fitoren ne tavoline perfaqesueses greke. Por, kur mendon se shanset e Shqiperise U-21 per te marre pjese ne kampionatin e kesaj moshe ishin reale. Me 26 mars ne stadiumin "Flamurtari" te Vlores, Shqiperia e drejtuar nga Bushati do te priste Greqine, ne takimin e vlefshem e grupit te pare eliminator. Shqiperia ka momentalisht 10 pike ne 7 ndeshje, duke u pozicionuar e pesta ne grup, nderkohe qe vendin e pare e mban Italia me 19 pike ne 7 ndeshje, vendin e dyte Kroacia me 18 pike ne 8 ndeshje dhe vendin e katert e mban pikerisht Greqia ne kuoten e 13 pikeve. Perballjen e pare mes ketyre dy skuadrave ne nentor te vitit te kaluar e kane fituar greket me rezultatin 2-1.