E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, tryeza e djathte pritet ne mesjave

Kryeministri Sali Berisha ka parashikuar qe tryezen e perbashket me aleatet e tij qeverises ta zhvilloje gjate kesaj jave. Shtyrja e ketij takimi, i cili qe parashikuar te zhvillohej te premten e 14 marsit, kishte si qellim lenien kohe gjithsecilit prej aleateve per te reflektuar dhe per formuluar me qarte kerkesat ne lidhje me pergatitjen e reformes zgjedhore ne pergjithesi dhe ne percaktimin e sistemit zgjedhor ne vecanti. Nderkohe qe burime prane selise blu bene me dije se Berisha ka vendosur te zhvilloje vetem takime dypaleshe me kreret aleate, deri ne formatimin e nje qendrimi te perbashket per reformen zgjedhore, si dhe per te diskutuar me detaje te gjitha paqartesite mbi kete ceshtje, referuar ketu dhe propozimeve te ardhura nga PS. Ndonese tryeza e koalicionit te djathte nuk eshte mbledhur akoma, perfaqesuesve te partive te djathta nuk i kane munguar bisedat me kreun e qeverise ne lidhje me reformen zgjedhore. Keshtu, kreu i PDK-se, Nard Ndoka, eshte shprehur publikisht se ka pasur takime informale me Berishen ne lidhje me reformen zgjedhore. Po keshtu, mesohet se biseda per kete reforme jane zhvilluar mes Berishes dhe kryetareve te tjere te partive te vogla, aleate te PD-se.
Te vegjlit
Marreveshja parashikonte proporcional te personalizuar
Ne marreveshjen e perbashket, te gjitha partite e vogla parlamentare shprehen te vendosura per aplikimin e nje sistemi zgjedhor proporcional te personalizuar. Sipas tyre, sistemi duhet te miratohet ne Kuvend brenda muajit mars, qe te shkohet ne zgjedhjet e ardhshme me sistemin proporcional te personalizuar, me qellim shmangien e fenomenit "Dushk", votimin me nje vote te unifikuar, me nje raund dhe tavan te hapur, me lista te hapura dhe me prag elektoral 2,5 per qind. Por, pas kesaj marreveshjeje, Partia Socialiste depozitoi ne Kuvend draft-propozimet e saj per aplikimin e sistemit proporcional rajonal ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Menjehere pas ketyre propozimeve, erdhi dhe nje qendrim i ri po nga te vegjlit e konkretisht nga Partia Socialdemokrate, e cila propozoi nje sistem proporcional rajonal te korrektuar. Keshtu, me sa duket, te vegjlit po devijojne nga marreveshja e tyre, shtuar ketu faktin qe vetem pak dite me pare, edhe pse jo zyrtarisht, socialdemokratet kane dhene mbeshtetjen e tyre per propozimet e selise roze, lidhur me reformen zgjedhore.
Propozimi
Socialistet kerkuan sistemin spanjoll te proporcionalit
Partia Socialiste ne propozimet e saj kerkoi ndryshimin e nenit 64. Ne baze sistemit te ri qe kerkojne socialistet, nuk ndryshon perberja e Kuvendit, pra numri i deputeteve do te vijoje te jete 140, por keta deputete te zgjidhen mbi bazen e sistemit zgjedhor proporcional me zona zgjedhore shume-emerore. Gjithashtu, caktimi i zonave zgjedhore shume-emerore bazohet ne ndarjen administrative te Republikes se Shqiperise. Njekohesisht, referuar propozimeve, kriteret dhe rregullat per zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, per caktimin e zonave zgjedhore dhe per numrin e mandateve per secilen zone percaktohen ne ligjin per zgjedhjet. Po keshtu, ligjvenesit socialiste, kerkojne ndryshimin e pikes 2 te nenit 68. Sipas ndryshimit, rregullat per caktimin e kandidateve, per regjistrimin e zgjedhesve per zhvillimin e fushates zgjedhore, administrimin, shpalljen e rezultateve dhe vlefshmerine e zgjedhjeve, si dhe rregulla te tjera te nevojshme per zhvillimin e zgjedhjeve percaktohen nga ligji per zgjedhjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›