E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pango: Ndryshimet ne statut, respekt per shtetin shqiptar

Jeton Selimi
Pas nje dite heshtjeje, ka ardhur dje reagimi i MTKRS-se, ne lidhje me pezullimin e Shqiperise nga te gjitha aktivitetet nderkombetare te futbollit. Pas 24 ore heshtjeje, paraditen e djeshme, kreu i kabinetit, Ylli Pango, ka organizuar nje konference per shtyp, ku edhe eshte perballur me ceshtjen me te nxehte sportive, qe pas vitit 1996. Sipas tij, ndryshimi i pozicionimit te presidentit Duka me 180 grade eshte i cuditshem, kur vetem pak kohe me pare ai ishte shprehur i kenaqur nga firmosja e statutit. "Dua te sqaroj dicka, qe eshte edhe qendrimi yne: Perpara nje ose dy javesh, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit eshte shprehur i kenaqur me firmosjen e statutit nga ana ime. Kete mund ta lexoni ne mediat perkatese. Statuti eshte firmosur faqe per faqe, me perjashtim te nenit 60-te, qe korrekton nenin 53", theksoi ministri. Me pas, duke nxjerre nga dosja e gjere nje flete A4, ministri Pango tregoi se ndryshimi i vetem ne statutin e FSHF-se, eshte nje togfjalesh "konform legjislacionit shqiptar", togfjalesh qe, sipas ministrit te linjes, nuk eshte asgje me shume sesa nje shprehje respekti ndaj shtetit. "Federata Shqiptare e Futbollit dhe anetaret e saj jane pronaret origjinale te gjithe te drejtave qe dalin nga garat dhe ngjarjet e tjera nga juridiksioni respektiv i tyre, pa asnje kufizim ne permbajtje, kohe dhe ligje", citoi Pango nenin, ku eshte bere edhe ndryshimi. "Une, si minister dhe si ligjvenes, kam bere vetem nje shtese, konform legjislacionit shqiptar ne fuqi. Eshte e vetmja shtese perfaqesues te medias, i vetmi ndryshim qe kam bere, duke reflektuar edhe tolerancen time maksimale per te firmosur statutin pas kerkesave te FSHF-se. Une besoj se dhe me mirekuptimin tuaj (gazetareve), qe te shtosh fjalen 'konform legjislacionit shqiptar ne fuqi' eshte nje respekt per shtetin tend, per Qeverine, Parlamentin, qe eshte ligjvenes, por dhe per Federaten Shqiptare te Futbollit, qe eshte gjithashtu pjese e ketij vendi. Po e them hapur, qe presidenti i federates eshte shprehur i kenaqur edhe me kete ndryshim. Mbas kesaj, meqenese auditi i kontrollit te financave ka vazhduar punen e tij, presidenti Duka i eshte rikthyer prape statutit. Une jam i hapur perseri, por them tani zgjidhja e problemit vjen nga federata", deklaroi ministri Pango.
Keshillat
Por, per ministrin Pango ekziston nje zgjidhje reale: "FSHF te mbledhe Asamblene dhe nderkohe i vetmi ndryshim qe do te aprovohet do te jete neni 60, korrigjimi i nenit 53, ku eshte shtuar togfjaleshi "konform legjislacionit shqiptar ne fuqi". Nuk e kuptoj pse ky ndryshim eshte kaq i dhimbshem per Federaten Shqiptare te Futbollit. Asambleja mund te ishte mbledhur, pasi une e kam firmosur statutin ketu e nje muaj me pare, pra kane pasur kohe ta mbledhin. Me falni, por t'i imponosh shtetit shqiptar te mos vere vetem kete togfjalesh "konform legjislacionit shqiptar ne fuqi", mua me duket e papranueshme dhe nuk do te kishim respekt per veten dhe legjislacionin", thekson Pango, i cili, me sa duket, e ka mbledhur mendjen top qe te detyroje FSHF-ne te therrase asamblene e pervitshme. Me pas, Pango i rikthehet ceshtjes se auditit. Atij i duket i habitshem fakti qe FIFA e UEFA nderhyjne qe te mos zhvillohet auditi i fondeve te shtetit shqiptar, kur me pare kishin kerkuar qe te mos prekeshin fondet e tyre. "Auditi eshte ne perfundim. Rezultatet e auditit, qe e organizon Ministria e Financave, do t'i behen te ditura UEFA-s, FIFA-s dhe gjithe opinionit kombetar dhe nderkombetar. Nese presidenti i federates do te dale i paster nga ky audit, ne kemi bere vetem detyren, sipas rregullave dhe ligjeve te shtetit shqiptar. Ne kontrollojme vetem fondet qe vijne nga shteti shqiptar dhe vetem ato te ardhura qe nuk lidhen me FIFA-n dhe UEFA-n. Asnje nga financimet e FIFA-s dhe UEFA-s nuk eshte kontrolluar dhe e them kete me pergjegjesi te plote. Rezultatet e auditit, meqenese ai perfundon, pasi t'u dergohen institucioneve perkatese, por dhe FIFA-s e UEFA-s per t'u gjykuar prej tyre, brenda kompetencave te tyre".
Trukimet
Nje tjeter argument, qe ka ngjallur shume interes, jane padyshim akuzat per trukime te ndeshjeve te Kombetares. Edhe ketu, Pango e ka pasur gati pergjigjen. Ai ka nenvizuar se shteti shqiptar nuk po i jep te dhena FIFA-s, thjesht i ka kerkuar qe te hetoje ne baze te informacioneve. "Per sa i perket problemit te trete, qe ka te beje me dyshimet tona per shitje ndeshjesh, e theksoj edhe njehere se ne i jemi drejtuar seksionit perkates se FIFA-s per te mbledhur informacione e hetuar ne baze te raportimeve. Nuk u kemi thene se po u japim keto te dhena. Nese ata e gjykojne se nuk ka prova, ne kete pike nuk e kemi ngacmuar me tej". Por, Pango i rikthehet edhe njehere statuti. Sipas ministrit, firma eshte hedhur ne cdo faqe te tij, gje qe nuk eshte bere nga ministrat paraardhes, as nga ata te qeverise socialiste. "Theksoj se kerkesen e pare te FIFA-s, firmosjen e statutit, e kemi plotesuar, duke firmosur faqe per faqe statutin. Statutit i kemi shtuar vetem 4-5 fjale, dhe mendoj se statuti nuk perben pretekst, edhe auditi eshte drejt perfundimit dhe, sipas rregullores, nuk perben ndonje problem, pasi po mbaron. Kur te mbarojne te gjitha keto, ne do t'u drejtohemi ne respekt te gjithe sportdashesve shqiptare, opinionit publik shqiptar, t'u drejtohemi FIFA-s dhe UEFA-s, qe te anuloje pezullimin, bazuar ne faktin se dhe statuti eshte firmosur, edhe auditi perfundon me rezultatet qe do t'i gjykojne ata dhe opinioni publik nderkombetar nese jane apo nuk jane te drejta. Nuk mund te flas perpara kohe per rezultatet e auditit, por mediat mund te interesohen te Drejtoria e Auditit ne Ministrine e Financave", perfundon deklaraten e tij ministri Pango.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›