Aleatet e PD, gati kompromisi
Oli Xhilaga
Koalicioni qeverises, me sa duket, po i afrohet bashkepunimit sa i takon reformes zgjedhore. Burime prane partive te vogla parlamentare, aleate ne koalicionin qeverises, konfirmuan se do te japin voten e tyre pro sistemit proporcional rajonal. Por do te insistojne qe ndryshimi i pragut elektoral te mos jete shume i ndjeshem nga qarku ne qark. Sikurse dihet, vetem pak dite me pare, Partia Socialiste ka depozituar ne Kuvend nje pakete propozimesh, ku nder te tjera propozohet pikerisht aplikimi i sistemit zgjedhor proporcional rajonal me lista shume-emerore. Keshtu, Komisioni i Ligjeve do te nise diskutimet mbi kete draft propozimesh, por qe nuk perjashtohen debatet mbi te mes perfaqesuesve te partive te ndryshme parlamentare. Nderkohe, referuar kampit te djathte, e konkretisht Partise Demokratike, qe ne momentin e pare kur ligjvenesit socialiste depozituan propozimet e tyre, per reformen kushtetuese dhe zgjedhore, i mirepriti ato, duke e treguar e gatshme per miratimin e propozimeve. Nje qendrim i tille solli jo pak peshtjellim mes formacioneve politike te kampit qeverises, e kjo per vete faktin se keto parti ishin nenshkruese te marreveshjes se perbashket per reformen zgjedhore. E kundershtia e pare nis qe te sistemi zgjedhor qe propozohet nga Partia Socialiste ne njeren ane dhe nga 10 partite e vogla parlamentare nga ana tjeter.
Sistemi proporcional rajonal eshte sistemi i propozuar nga Partia Socialiste dhe i mbeshtetur nga Partia Demokratike. Por, perballe ketij bashkepunimi, i cili deri me tani eshte vetem ne parim, kishim kundershtine e partive te vogla parlamentare, te cilat e kundershtuan me force nje sistem te tille, duke mos harruar te paralajmerojne per pershkallezim te qendrimit te tyre deri ne thirrje te nje referendumi per ndryshimet kushtetuese. E kjo nuk zgjati shume, pasi ne kampin e majte, me sakte mes PS-PSD filluan takimet informale, per te siguruar jo vetem votat per miratimin ne Kuvend te ndryshimeve kushtetuese, por dhe duke vene disa piketa paraprakisht mbi menyren se si do te bashkepunohet ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nderkohe qe dhe ne kampin kundershtar, pra ate qeverises, po shfaqej e njejta situate, pra nje marreveshje e fshehte mes PD-PR, duke sjelle ne kete menyre, nje panorame te qarte, lidhur me menyren se si do te kalonin ne Kuvend propozimet e kampit roze per reformen zgjedhore. Me sa duket, nje situate e tille, ka bere qe dhe formacionet e tjera te djathta te reflektojne dhe te ulen ne tryeze me partine kryesore ne vend, PD-ne. Do te jete takimi i kesaj jave, mes partive te djathta parlamentare, ai i cili do te zbardhe dhe qendrimet perfundimtare te seciles nga keto parti, por konfidencialisht behet e ditur se "te vegjlit" nuk do te bejne rezistence ndaj demokrateve, me qellim qe te gjendet nje formule me ane te se ciles, vota e partive te vogla ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te mos cenohet, apo te mos jete e paperfillshme, ne krahasim me votat e dy partive te medha. Pasi, sipas shpjegimeve te tyre, ne rast se do te aplikohet nje proporcional rajonal i pakorrektuar dhe i parregulluar, pragu elektoral ne zonat te vecanta mund te shkoje deri ne 30 per qind, cka do te sillte dhe perjashtim automatik te te gjitha partive te vogla nga perfitimi i votave reale te tyre dhe per pasoja votat do te kalonin te partite e medha.