E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klubet ne kor: Duam te luajme ne Evrope

Pas federates, te prekurit numer nje jane klubet e futbollit, sidomos skuadrat elitare, te cilave do t'u mbyllen ne kete menyre dyert per te marre pjese ne ndeshjet nderkombetare te Liges se Kampioneve, Kupes UEFA dhe Kupes Intertoto. Presidentet e disa prej skuadrave kryesore te futbollit shqiptar nuk kane humbur kohe te dalin ne krah te federates ne luften e saj me shtetin shqiptar. "Ne po financojme dhe po hedhim miliona ne futbollin shqiptar dhe te marrim nje shperblim te tille, nuk eshte aspak normale. Futbolli shqiptar po rritet nga viti ne vit, ndaj eshte e papranueshme qe te lihemi jashte kompeticioneve evropiane, te cilat ne dy ndeshje na sjellin te ardhura sa na jep fitimi i titullit kampion", deklaron presidenti i Partizanit, Albert Xhani, skuadra e te cilit synon te fitoje titullin kampion kete sezon. Ende me shume i shqetesuar eshte shprehur presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, i cili ka kerkuar nje mbledhje urgjente, ku klubet te dalin njezeri e te shprehin pakenaqesite e tyre. "Jam shume i shqetesuar me kete qe po ndodh. Duhet urgjent te mblidhemi, qe t'u bejme apel paleve, qe te gjejne gjuhen e perbashket dhe ta zgjidhin kete problem, pasi ky eshte nje turp", deklaron presidenti Sulaj. Por, edhe kreret e skuadrave te Beses e Teutes i bashkohen zerit te kolegeve te tyre. Sipas Edmond Hasanbelliut, presidentit te "djemve te detit", situata eshte me se alarmante dhe kerkon zgjidhje te menjehershme. Me i ashper Nexhat Bizhdili, qe kercenon te largohet nga sponsorizimi i Beses. "Ne nje situate te tille, nuk kam perse te investoj ne nje skuader futbolli, sepse jane para te hedhura dem. Nese situata nuk zgjidhet, do te largohem".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›