Greqia mund të përballet me grusht shteti

Greqia, e cila po përballet me një krizë ekonomike të paprecedentë në histori, po kalon ditë tepër të vështira. Lidhur me këtë shtet që po përpëlitet, çdo ditë qarkullon nga një pretendim i ri. Pretendimi i fundit i përket të përditshmes më të madhe gjermane “Bild”. Sipas kësaj gazete, Greqia mund të përballet me një grusht shteti.
Sipas “Bild” Inteligjenca Amerikane (CIA) ka paralajmëruar për shtimin gjithnjë e më shumë të sulmeve të dhunshme në Greqi, madje nuk ka përjashtuar edhe një grusht shteti.
Politika e shtrëngimit të rripit do të vijë gjithnjë e duke u vështirësuar në zbatim teksa drejtuesit e Athinës do ta kenë gjithnjë e më të vështirë të sigurojnë kontrollin e vendit, shkruan "Bild".
Më parë edhe kryetari i Bashkisë së Athinës, Yorgo Kaminis, ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me situata të ngjashme me luftën civile. Kaminis ka folur për rrezikun e kthimit të Athinës në një “Bejrut” të viteve 1970.
/Start/F. Prroni/
2011-05-29 13:40