E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga Arbe kërkon njohjen e Palestinës nga OKB-ja

Gjatë takimit të komitetit monitorues të Ligës Arabe në kryesuar nga Katari, u nënvizua mbështetja për t’i bërë apel OKB-së për të njohur dhe pranuar shtetin palestinez në kufijtë e vitit 1967.

Shteti që kërkojnë palestinezët përfshin Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe pjesë që Izraeli ka aneksuar nga Jerusalemi Lindor. Ata propozojnë disa shkëmbime në mënyrë që Izraeli të mbajë disa blloqe banimi.

Komunikata e Ligës Arabe vjen një ditë pasi Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abas, përsëriti vendosmërinë e tij për të kërkuar njohje nëse Izraeli nuk fillon negociatat “mbi baza të qëndrueshme”.

“Ne do të pezullojmë procesin e paqes për momentin derisa të shohim përballë një partner të gatshëm për negociata”, theksoi kryeministri i Katarit, Sheikh Hamad bin Jassem al-Thani, duke nënvizuar se Izraeli deri më tani nuk ka qenë i gatshëm për Negociata./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-29 13:16
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›