Bender i lumtur per kontributin ne ekipin e tij

Për një 23-vjeçar është diçka e bukur të jetë në formacionin e Gjermanisë dhe po ashtu të shënojë. Lars Bender u nis që nga Leverkuseni për në Euro 2012 me mendimin që të kishte një kontribut, por nuk e kishte menduar se edhe do të shënonte. Goli i tij siguroi fitoren ndaj danezëve dhe kualifikimin me 9 pikë të plota në grupin B.
“Ishte një përvojë e veçantë për mua pasi isha pjesë e formacionit. Po ashtu, fakti që shënova, madje golin fitues, është diçka e madhe për mua. Çfarë po mendoja në atë moment? Hodha një vështrim përpara dhe nisa të vrapoja me shpresën se do të arrija në kohë. Para portës mendova se nuk kisha zgjedhje tjetër, por të gjuaja, ndryshe duhet të vrapoja 80 metra për t’u kthyer prapa”. shprehet Bender.
Ndaj grekëve do të jetë një ndeshje me ngarkesë jo të vogël për shkak të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Mendoj se kualifikimi i ka dhënë grekëve një mundësi për të festuar, për të harruar çka ndodhur së fundmi. Nuk mendoj se prapavija politike do të ketë ndonjë ndikim. Gjatë ndeshjes do të përqëndrohemi tek futbolli, njerëzit në Gjermani e Greqi do të mendojnë pikështu kështu. Jam i bindur se ndaj grekëve do të jetë si ndaj Danimarkës. Ata do të mbrohen fort, ndaj do të kemi punë për ta çarë atë mbrojtje. Duhet të shfrytëzojmë më mirë rastet për gol”-deklaroi Bender
Nuk dihet nëse Bender do të luajë më tej për gjermanët e Lëvit. Gjithsesi, ai është gati dhe po ashtu ndihet i qetë sepse e ka treguar se di të jetë i vlefshëm.