E Diel, 1 Nëntor 2026

Kouchner skeptik për raportin e Marty

Pas akuzave te ngritura nga reporteri i Asamblesë Parlamentare te Këshillit te Evropës Dick Marty, ka ardhur reagimi i ish-shefit te misionit te OKB-se ne Kosovë ne vitet 1999, Bernard Kouchner, i cili i sheh me dyshim akuzat e ngritura. "Reagimi im i pare, dhe unë e lexova raportin me shume kujdes, është se jam shume skeptik ne lidhje me realitetin e këtyre akuzave për trafikim te organeve, por reagimi im i dyte është le t'i hetojnë ato," është shprehur Kouchner. Ne vijim te intervistës për BBC Kouchner tha se EULEX, i cili ka mandatin për te hetuar këto akuza, do ti jepte një here e mire fund këtyre spekulimeve. Kouchner ka qene politikani i cili ka mbajtur qëndrimin me te ashpër publik ndaj kësaj çështjeje. Raporti i Dick Marty-t i cili u aprovua unanimisht nga Komiteti i Ligjeve ne Asamblenë Parlamentare, akuzon kryeministrin Thaçi si kreun e një organizate kriminale qe merrej me trafik organesh, lendesh narkotike dhe armesh.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›