Kosovë, prokuroria nis hetimet për zgjedhjet
Pas vendimit te panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa, e cila vërejti një sere parregullsish ne komunën Skenderaj, Drenas e Deçan, ku kërkoi edhe rivotim, prokuroria ka nisur një hetim te këtij procesi. Kryeprokurori Ismet Kabashi ka njoftuar ngritjen e një grupi prokuroresh te cilët do te merren me mbledhjen e provave për keqpërdorimin e votave ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Nëse prokuroria aprovon kërkesën e KZAP, atëherë komisionin qendror zgjedhor vendos për rivotim ne tri komuna te Kosovës. Te enjten paneli zgjedhor për ankesa njoftoi kërkesën e tij për rivotim. Edhe nëse KQZ do te vendose për mbajtjen e zgjedhjeve te reja, rezultati final i tyre nuk do te ndryshoje.
Shpërndaje