Bisedime Thaçi-Pacolli për koalicion
Kryetari i Partisë Demokratike te Kosovës Hashim Thaçi ka nisur kontaktet e para për formimin e qeverise se ardhshme pasi partia e tij rezultoi e para sipas rezultateve paraprake te Komisionit Qendror te zgjedhjeve. Me ane te një komunikate për shtyp, Partia Demokratike e Kosovës njofton se kreu i PDK-se, Hashim Thaçi u takua me kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli. Ne takimin, pa praninë e medieve, ata kane shprehur vullnetin për te bashkëpunuar për te ndërtuar qeverinë e re, por pas certifikimit zyrtar te zgjedhjeve te 12 qershorit. Te dy palët u zotuan se do te formojnë një qeveri efektive, transparente dhe multietnike, qe do te ketë si synim kryesor integrimin ne strukturat euroatlantike.
Shpërndaje