E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE/ODIHR - Raport paraprak per zgjedhjet lokale ne Shqiperi

Misioni i vezhguesve nderkombetare te OSBE/ODIHR-it dhe Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes paraqiti sot ne Tirane raportin paraprak per zgjedhjet lokale qe u zhvilluan ne Shqiperi te dielen e kaluar me 8 maj.

Cilat jane anet pozitive dhe mangesite e procesit elektoral te paraqitura ne kete raport

Karakteri konkurrues dhe transparenca jane tipari kryesor pozitiv qe raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it ka konstatuar lidhur me procesin elektoral per zgjedhjet lokale te 8 Majit. Raporti ve ne dukje gjithashtu mjedisin e qete ne te cilin u krye votimi.

Por shqetesimi dhe mangesia me e madhe e konstatuar nga vezhguesit nderkombetare te OSBE/ODIHR-it eshte zhvillimi i zgjedhjeve ne nje mjedis polarizimi dhe mosbesimi te larte mes koalicionit te partive ne pushtet dhe atij te partive ne opozite.

Dy partite e medha PD dhe PS njelloj si ne zgjedhjet e meparshme - veren raporti - nuk i kryen detyrat e tyre elektorale ne menyre te pergjegjshme gje qe ndikoi negativisht ne administrimin e krejt procesit. Te dyja keto parti per fat te keq abuzuan me rolin e tyre ne administrimin e zgjedhjeve per te vazhduar betejen e tyre politike.

Sugjerimi i vezhguesve nderkombetare te OSBE/ODIHR-it eshte domosdoshmeria e bashkepunimit mes aktoreve politike per forcimin e proceseve elektorale. Lidhur me rolin e medias raporti pararak i OSBE/ODIHTR-it konstaton se nje pjese e mire e kanaleve televizive te Tiranes iu bashkuan njeres apo tjetres nga dy partite e medha gje qe sipas raportit deshmoi mungesen e nje medieje elektronike vertet te pavarur.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jonathan Stonestreet

Lidhur me permbushjen ose jo te standardeve nderkombetare nga zgjedhjet lokale te 8 majit Johnatan Stonestreet kreu i misionit te vezhguesve nderkombetare te OSBE/ ODIHR-it tha ne konferencen per shtyp ku u paraqit raporti paraprak

Eumlshte ende heret per te percaktuar nese keto zgjedhje ishin te lira te ndershme dhe ne perputhje me standardet nderkombetare

Stonestreet tha gjithashtu se misioni afatshkurter i vezhguesve nderkombetare do ta zgjase qendrimin e tij ne Shqiperi edhe me dy jave te tjera per te vezhguar procesin e numerimit te votave proces i cilesuar ne raportin ne fjale si transparent. Ai theksoi se eshte shume e rendesishme saktesia ne numerim dhe saktesia ne administrimin e shifrave nga KQZ-ja.

Autor Ani Ruci
Redaktor Pandeli Pani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›