Vrau nënën për lekët e heroinës
ALKEN BIRKO Një 60-vjeçare u masakrua me thikë nga i biri, pasi nuk kishte para për t’i dhënë. Krimi i tmerrshëm brenda familjes ndodhi tre netë më parë,në orën 19.00, pranë Medresesë së Tiranës. Shpresa Birko, 60 vjeç, është viktimë e të birit, i cili dyshohet se ishte përdorues droge. Policia ka arrestuar 35-vjeçarin Alken Birko si autor të krimit, ndërsa ky i fundit ka pranuar se e vrau të ëmën, pasi donte para për të blerë dozën e heroinës. Ai shprehu pendesë, por policia tregon se krimi është kryer në gjakftohtësi, pasi Alken Birko ka pasur kohë të ndërrohet e pastrohet, para se të dorëzohej në polici.