Greqia njeh planin e kursimeve nga Komisioni Evropian

Bruksel, 3 shkurt, NOA Athina zyrtare do të
njihet sot me të ashtuquajturin plan kursimesh që Komisioni Evropian ka
hartuar në lidhje me vendosjen e masave më të rrepta kontrolli ndaj Greqisë pas
krizës ekonomike të rëndë që rezulton dhe niveleve të larta të borxhit që ajo
ka. Nga ekspertët evropianë, bëhet me dijeni se ky plan ka si qëllim ta
detyrojë Athinën që të ndërmarrë një kurs më të shpejtë dhe më drastik
kursimesh për rimëkëmbjen e buxhetit.
Eshtë komisioneri evropian për Monedhën, Joaquin
Almunia, i cili sot do të paraqesë programin konkret të kursimeve ndaj Greqisë.
Sipas këtij plani, Athina duhet të shkurtojë
rrogat në shërbimet publike dhe të ndërpresë punësimet e reja, bëhet e ditur në
Bruksel.
Komisioni Evropian kërkon me ngulm që deri në
fund të vitit 2012, Greqia të ulë nivelin e borxheve nga 13 për qind në nivelin
e lejuar sipas standardeve evropiane, në tre për qind.
Kjo pasi sipas ekspertëve evropianë, kriza ekonomike
në Greqi po ndikon edhe në stabilitetin e euros.
Ndërkaq, përfaqësuesit e lartë grekë në
samitin ekonomik në Davos kanë deklaruar se shteti grek nuk cënohet nga
falimentimi dhe se Greqia nuk do të përjashtohet nga zona e euros.
n.e/NOA