Rrëzohet një helikopter i NATO-s

Katër ushtarë kanë vdekur kur një helikopter i forcave të Aleancës Veri-atlantike është rrëzuar në jug të Afganistanit, kanë konfirmuar zyrtarë të NATO-s.
Përgjegjësinë për sulmin ndaj helikopterit e kanë marrë kryengritësit talibanë.
Sulmi ka ndodhur në krahinën Helmand, e cila konsiderohet si çerdhe e talibanëve.
NATO nuk ka bërë të ditur nacionalitetin e ushtarëve të vrarë dhe as kohën kur ka ndodhur incidenti.