Si mund të fitohej, Leksionet e çuditshme të Vietnamit
Autori i Lajmit: Nga Evan Thomas dhe John Barry
Stenli Karnou është autori i librit “Vietnami, historia”, i konsideruar si një tregim standard popullor i luftës së Vietnamit. Verën e kaluar, Karnou, 84 vjeç, ngriti receptorin e telefonit për të dëgjuar zërin e një miku të tij të vjetër, Riçard Hollbruk. Dy burrat ishin takuar për herë të parë kur Hollbruk ishte një oficer i Shërbimeve të Huaja në Vietnam në mesin e viteve ’60 dhe Karnou ishte një reporter i luftës. Hollbruk, i cili tani është përfaqësuesi special i SHBA për Afganistanin dhe Pakistanin, po telefononte nga Kabuli. Dy miqtë biseduan pak dhe më pas Hollbruk tha: ”Më lejo të të kaloj gjeneralin Mekkristal”. Gjenerali Stenli Mekkristal, komandanti i SHBA dhe forcave aleate në Afganistan, doli në linjë. Pyetja e tij ishte e thjeshtë, por me përmbajtje: ”A mund të më jepni ndonjë mësim nga lufta e Vietnamit, të cilin mund ta aplikojmë në Afganistan?” Përgjigjja e Karnout ishte edhe më e thjeshtë: “E vetmja gjë që kam mësuar është që, në radhë të parë, ne nuk duhet të gjendeshim në atë vend”. Fjalë të mençura, por jo të nevojshme për gjeneralin Mekkristal. I pëlqen ose jo, ai tashmë ndodhet në Afganistan midis 68,000 trupave amerikane dhe 35,000 trupave aleate. Mekkristal është ngarkuar nga presidenti Obama për të prezantuar një strategji fitoreje, që përkthehet në një ndërhyrje për të ndaluar forcat afgane për të sulmuar talebanët dhe të ndalohet strehimi i terroristëve të Al Kaedës. Si një njohës i mirë i historisë, Mekkristal kishte lexuar librin e Karnout, por njëkohësisht kishte lexuar edhe shumë të tjerë. Njëri nga librat që ai kishte lexuar dhe rilexuar, ishte një libër i vitit 1999 i titulluar, “Një luftë më e mirë”, shkruar nga Ljuis Sorli, një kolonel ushtrie në pension. Në kundërshtim me besimin popullor, Sorli argumenton se SHBA mund ta kishte fituar luftën në Vietnam, po të mos ishte ndaluar ndihma e Kongresit Amerikan në Vietnamin Jugor. Libri i Sorlit po trajtohet me kujdes nga nivelet e larta të Pentagonit dhe në zyrat e Mekkristal në Kabul. Kur “Newsweek” deklaroi se po kërkonte paralele midis librit të Sorlit dhe situatës së gjeneralit Mekkristal në Afganistan, një gjeneral i vjetër marine u shpreh: ”Jeni në rrugë të mbarë!” (Si shumë zyrtarë të tjerë të vjetër ushtarakë të kontaktuar nga “Neësëeek”, gjenerali nuk pranoi të shkruhej për të si një lavdërues i një libri që argumenton se ushtria u godit pas shpine nga liderët e saj civilë.) Gjatë kësaj periudhe, kur po i kërkohet të dërgojë të paktën 40 000 trupa të tjera sipas kërkesës së Mekkristal, presidenti Obama gjithashtu ka lexuar disa libra. Njëri prej tyre, është “Mësimet e humbjes” nga Gordon Goldshtajn, ku tregohet sesi presidentët Kenedi dhe Xhonson nuk ishin këshilluar siç duhet mbi luftën e Vietnamit. Titulli i librit të Goldshtajn preku masën e gjerë (ose të paktën qendrën dhe të majtën e spektrit politik) me pranimin e faktit që Vietnami ishte një luftë e pamundur të fitohej dhe e pashpresë. Por a ishte në të vërtetë? Mësimet e Vietnamit nuk janë domosdoshmërisht të aplikueshme në Afganistan, pasi ky i fundit është një terren i vështirë dhe është e pamundur që të arrihet një sukses. Vietnami është bërë pika e referimit për krenarinë amerikane dhe për dështimin e paevitueshëm ushtarak. Po “sikur-et " janë gjithmonë një ushtrim i rrezikshëm, ndërsa disa historianë kanë sugjeruar që ka pasur dy momente kur fitorja, ose një lloj fitoreje, ishte e mundur në luftën e gjatë amerikane në Vietnam. E para ndodhi herët më 1965, kur Lindon Xhonsoni hyri në Vietnam dhe ndërpreu rrugët e furnizimit në Vietnamin Jugor, vietnamezët veriorë mund të ishin tërhequr. Rasti i dytë ndodhi pesë vjet më vonë, kur ushtria pati sukses me një strategji kundërsulmi. A do të kishin dhënë rezultat në pavarësinë e Vietnamit të Jugut ndaj Veriut komunist më shumë forca dhe më shumë beteja, duke e lënë Vietnamin të ndarë njëlloj si Koreja? Disa historianë tani thonë po, por disa të tjerë thonë akoma jo. Ajo që e bën diskutimin mbi tezën e Sorlit interesante tani, është sigurisht, ajo për të cilën Mekkristal pyeti Karnou, pra, nëse ka ndonjë mësim nga lufta e Vietnamit e cila do të ndihmonte në luftën e Afganistanit. Për të qenë më të saktë: Nuk ka një analogji specifike ndërmjet Vietnamit dhe Afganistanit. Çdo luftë është e ndryshme. Por pikëpamja revizioniste e Vietnamit hedh dritë mbi disa çështje, të cilat Obama duhet t’i përballojë rreth lidershipit të luftës. Udhëzimi më i saktë që Vietnami mund të ofrojë është që luftërat e këtij lloji nuk është se janë të pamundura për t’u fituar, gjë që pranohet gjerësisht tani në Amerikë, por që ato mund të prodhojnë fitore nëse presidentët i rezistojnë tundimit për të luftuar me sa më pak shpenzime. Ashtu siç i pëlqente presidentit Ajzenhauer të thoshte: “Nëse lufton duhet të luftosh për të fituar”. Me tendencën e tyre për të vazhduar me luftën e fundit, ushtritë mësojnë gradualisht. Gjatë Luftës II Botërore, forcat ushtarake amerikane luftuan fuqishëm në Afrikë më 1942-1943 dhe jo shumë mirë në Itali më 1943-1944 përpara se të luftonin shumë mirë në Francë dhe Gjermani më 1944-1945. Në Vietnam më 1965-1967, amerikanët ndoqën një strategji të nisur gabim të tipit “kërko dhe shkatërro”, duke u përpjekur të luftonin një luftë jo të zakonshme me fuqi të zakonshme që u fokusua në “numërim trupash”, ndërkohë që vietnamezët e Veriut u infiltruan nëpër qytete dhe fshatra. Amerikanët nuk ndryshuan taktikë derisa gjenerali Kreigton Abrams zëvendësoi gjeneralin Uilliam Uestmorland, komandant i forcave amerikane në 1968, duke luftuar me një kundërsulm të vërtetë si dhe duke mbrojtur popullatën me moton “pastro dhe mbaj”. Në vend të zmbrapsnin ushtrinë e Vietnamit të Jugut, Abrams ndërtoi forcat lokale derisa ato të forcoheshin dhe të luftonin të vetme siç bënë më 1972, duke zmbrapsur ofensivën e Vietnamit të Veriut me ndihmën e sulmeve ajrore amerikane. Por atëherë, siç shprehet Sorli në “Një luftë më e mirë”, ishte shumë vonë. Opinioni publik amerikan kishte ndryshuar. Më 1973, presidenti Nikson dhe vietnamezët e veriut kishin nënshkruar një traktat paqeje, i cili e lejoi Hanoin për të mbajtur 150,000 trupa në Vietnamin e Jugut, duke pritur urdhrin për marshim. Më 1974, duke thyer premtimet e presidentit Nikson për të mbështetur vazhdimisht Saigonin, Kongresi Amerikan i ndërpreu të gjithë ndihmën Vietnamit të Jugut. Pa mbështetje logjistike apo ajrore, ushtria e Vietnamit Jugor u shpërnda më 1975 dhe komunistët hynë në Saigon. Sorli citon një prej kolegëve më të afërt të gjeneralit Abrams, gjeneralin Brus Palmer, i cili deklaroi: “Abrams vdiq (nga kanceri më 1974), duke menduar se ai mund ta kishte fituar luftën. Ai ndjente që më 1971 se ne ishim afër fitores, por pastaj humbëm rrugën”. Elsuorth Banker, ambasadori amerikan në Saigon, i cili punoi me Abrams u ndje njëlloj: “Ne u vetëshkatërruam”, - u shpreh Banker. Në Irak dhe Afganistan, forcat amerikane kanë qenë nxënës të ngadaltë. Që prej Luftës Civile, mënyra amerikane e të luftuarit ishte të frikësonte armikun duke hapur zjarr ndaj tij me fuqi superiore. Lufta shkatërruese përballë luftës të drejtuar më mirë, por të varfër materialisht të gjeneralit Uliks S.Grant, i cili ishte zgjedhur nga presidenti Linkoln pas shumë e shumë gabimeve të Ushtrisë së Bashkuar dha rezultatet e veta. Në Irak, u desh kohë të nxirreshin mësime. Pas Vietnamit, ushtria adoptoi një qasje të njohur si doktrina ‘Pauell’, e cila kërkonte një strategji shkatërrimi dhe largimi të shpejtë. Por nga ana tjetër ishte harruar si të luftohej një kundërsulm. Në fillim të luftës në Irak, forcat amerikane e goditën rëndë ushtrinë mediokre irakene, dhe më pas u bllokuan nga sulmet guerilase. Të paktën pasi ishte kuptuar parëndësia e “kinetikës” superiore, domethënë harxhimi i tonëve të tërë metali në ajër, forcat amerikane adoptuan një strategji kundërsulmi. Duke përdorur një manual të ri për luftën, FM 3-24, i shkruar nën supervizionin e gjeneral Dejvid Petreus, forcat amerikane filluan të fokusoheshin në mbrojtjen e civilëve ndërkohë që vinin në shënjestër liderët e Xhihadit. I ashtuquajturi sulm, së bashku me një përpjekje të fortë për të negociuar me armiqtë sunitë dhe për t’i kaluar ata në anën tonë, funksionoi. Në këtë mnëyrë iu dha ajër qeverisë së brishtë irakiane për t’u krijuar në qetësi të plotë. Akoma i përfshirë nga dhuna, Iraku nuk është afër asaj që u parashikua më parë, luftës civile. Tani, në Afganistan, Mekkristal po zbaton një strategji, e cila përpiqet të mbulojë dështimet e Irakut, dhe duket më tepër si programi i “paqes” i adoptuar nga gjenerali Abrams në Vietnam më 1968. Duke përdorur në një drejtim goditjen me zjarr, Mekkristal ka reduktuar numrin e civilëve të vrarë, por ka irrituar popullatën dhe prodhuar më shumë xhihadistë. Në të njëjtën kohë, Forcat Speciale Amerikane përdorin shërbimet sekrete duke marrë informacion nga civilë miqësorë për të gjetur dhe vrarë liderët talebanë. Kjo përbën dhe motivin përse u krijua Programi Feniks përpara 40 vjetësh në Vietnam: Vendoste nën shënjestër dhe vriste liderët vietnamezë. Mekkristal po fokusohet në rekrutimin dhe trajnimin e Ushtrisë Afgane dhe policisë në mënyrë që ata të marrin sa më shpejt të jetë e mundur në dorë sigurinë e Afganistanit. "Afganistizimi” i luftës ngjan shumë me “vietnamizimin”, strategjinë e suksesshme sipas Sorlit përpara se Kongresi të votonte ndalimin e ndihmës për Vietnamin Jugor. Nëse funksionoi në Vietnam, a do të funksiononte në Afganistan? I kontaktuar nga “Newsweek”, edhe Sorli nuk mund të parashikonte. Ai mund të deklaronte vetëm se nëse Obama dhe këshilltarët e tij duhet të studiojnë mësimet e Vietnamit, ata të paktën duhet të informoheshin mbi mësimet e drejta. Me gjeneralët e zgjuar dhe një “strategji me përqendrim në popull” për të përdorur termin kundërsulm, SHBA do t’i kishte mundësuar Vietnamit të Jugut për t’iu përgjigjur sulmit të Veriut. Të paktën këtë beson Sorli. Vietnami mbetet një nga luftërat më të diskutuara për historianët, dhe libri i Sorlit ka frymëzuar shumë kritikë. Xhorxh Herring, një historian i njohur, studimi i të cilit, “Lufta më e gjatë e Amerikës”, është një tekst standard, u shpreh për “Newsweek” se ai është “i çuditur që libri i Sorlit është marrë kaq seriozisht”. Ai e njeh faktin që SHBA dhe aleatët e tyre Vietnami Jugor ishin në kulmin e suksesit në 1971, por tërheq vëmendjen se Hanoi e dëshirontë fitoren më shumë se SHBA apo Sajgoni, dhe ishte i përgatitur për të paguar çfarëdolloj çmimi, edhe në burime njerëzore. "Lufta nuk mund të fitohej me çmimin që ne donim të paguanim”, - shprehet ai. Një vëzhgues i menjëhershëm, korrespondenti i “Newsweek”, Ron Moro, kujton patrullimin me këmbësorinë e Vietnamit Jugor në 1973. Trupat e Vietnamit të Jugut, ishin të varura nga fuqia ajrore e SHBA. Pa të, ata hezitonin të përparonin ndaj armikut. Moro, i cili tani mbulon luftën në Afganistan për “Newsweek”, sheh të njëjtën strukturë të korruptuar në Kabul si ajo në Sajgon dhe është dyshues që Amerika të mund ta mbështesë atë në pafundësi. Mundësia më e mirë e Amerikës për të fituar në Vietnam mund të ketë ndodhur më herët. Në 1964–65, lidershipi ushtarak kuptoi që të mundej Veriu, duhet të jepnin maksimumin. Siç shprehet historiani Mark Mojar në librin e tij “Flijimi i Triumfit: Lufta në Vietnam 1954-1955”, kjo do të thoshte një fushatë masive bombardimi, duke minuar portin e Hanoit dhe dërgim trupash në Laos dhe Kamboxhia për të shkatërruar të gjithë strehat në veri dhe hekurudhën në Ho Shi Min. Por këshilltarët e Lindon Xhonsonit hezituan, të frikësuar pjesërisht, për të tërhequr Kinën dhe Bashkimin Sovjetik në një luftë më të madhe. Ushtria bëri presion, por jo shumë. Siç shprehet gjenerali i Brigadës Mekmaster në librin “Braktisja e detyrës”: Lindon Xhonson, Robert Meknamara, shefat e shtabit dhe gënjeshtrat që drejtuan luftën e Vietnamit”, skuadra bëri gabimin klasik që u thanë politikanëve të tyre atë që ata donin të dëgjonin. Xhonson u konfliktua në mënyrë të egër. Një nga këshilltarët e tij, Dagllas Kater, kujton nervozizmin e presidentit: “ Nuk e kisha parë asnjëherë atë në këtë gjendje shpirtërore”, - tha ai. “Nuk di çfarë të bëj. Nëse dërgoj më shumë djem atje, do të vriten. Nëse i largoj prej andej, do të ketë edhe më shumë vdekje. Më pas ai u ngrit dhe doli nga dhoma, duke na lënë në një gjendje shokuese.” Pavarësisht këtyre melodramave, zemra e Xhonsonit nuk ishte kurrë në Luftën e Vietnamit. Ai ishte më i shqetësuar për të marrë miratimin e legjislacionit të tij të Shoqërisë së Madhe nëpërmjet Kongresit. Për të shmangur një debat konfrontues mbi Vietnamin në publik, ai u përpoq të rrëshkiste pa u përballur me popullin amerikan rreth përkushtimit të tij për të fituar luftën. Në mënyrë të paevitueshme, ai u zhyt edhe më thellë dhe këtë agoni, dhe deklaroi: “E dija që nga fillimi që nëse lija gruan të cilën e dashuroja me të vërtetë, Shoqërinë e Madhe, për të fituar këtë luftë të ndyrë në anën tjetër të botës, do të humbja çdo gjë këtu në shtëpinë time”, - i tha ai historianit Doris Kerns Guduin. “Të gjitha programet e mia. Të gjitha shpresat e mia... të gjithë ëndrrat e mia", historia mund të mos ripërsëritet, por siç ka thënë Mark Tuen, ajo ka tendencë të rimojë. I intervistuar nga “Newsweek” në shtator, pasi ishte duke u bërë publike analiza e tij prej 66 faqesh mbi rrëmujën në Afganistan, gjenerali Mekkristal u shpreh se ishte “detyra”e tij, “detyra e tij e shenjtë” për të informuar presidentin me saktësi mbi forcat që nevojiteshin për ta fituar luftën atje. Mekkristal ishte i ndërgjegjshshëm për historinë paralajmëruese të Mekmaster në librin “Braktisje e detyrës”. Por detyra nuk është një nocion i thjeshtë dhe është e mundur që mundësitë e ndryshme të prezantuara presidentit nga Mekkristal (për të marrë 40 000 trupa?? Apo 20 000? Apo 80 000?) u manipuluan për efekt politik. Formula e përdorur nga manuali i kundërsulmit të gjeneralit Petreus një ushtar për çdo 50 milje katrore, sugjeron që Amerika do të ketë nevojë për më shumë trupa, diçka rreth gjysmë milioni për të siguruar paqen në vend. Një ndihmës i Mekkristalit, i cili nuk dëshiron të identifikohet me emër, tha për “Newsweek” se “ka një skenar si në Goldilok - shumë nxehtë, shumë ftohtë, tamam siç duhet” në rekomandimet e gjeneralit. Mekkristal është shumë i ndjeshëm ndaj nevojës për të përdorur çfarëdo t’i jepet, megjithëse shprehet ndihmësi, nëse i jepet “numri më i vogël” që do të thotë 10,000 deri në 20,000 trupa, atij do t’i duhet “të rimendojë strategjinë”. Ashtu si Afganistani nuk është Vietnami, ashtu edhe presidenti Obama nuk është presidenti Xhonson. Zemra e këtij të fundit i përkiste me të vërtetë ëndrrës së tij për një Shoqëri më të Madhe. Nuk është akoma e qartë se kujt i përket zemra e Obamës, ai është një figurë më pak pasionante se presidenti Xhonson. E megjithatë, ai mendon tashmë sesi do të gjykohet nga historia. Ai mund të dojë të tregojë që është i vendosur, që ai e trajtoi problemin që në fillim. Nëse ai vendos që Afganistani është i pafitueshëm, p.sh. që afganët mund të gjejnë disa masa të vazhdueshme sigurie kundër talebanëve, ai mund të japë mbështetjen e tij me gjithë zemër. Mund të jetë e vërtetë, siç sugjerojnë kundërshtarët e Sorlit, që prej vitit 1972, lufta në Vietnam ishte tashmë e humbur. Por kjo nuk do të thotë që është vonë për të fituar Afganistanin. Talebanët nuk janë vietnamezët e Veriut. Kur Amerika dhe Sajgoni gjetën një strategji kundërsulmi efektive dhe morën kontrollin e zonave rurale nga vietkongët, Hanoi iu kundërpërgjigj me trupat e saj. Talebanët janë më të dobët dhe më pak të organizuar. Ata nuk kanë shumë trupa dhe armatime. Ose Obama mund të vendosë që Afganistani është shumë terren i vështirë, se lidershipi i këtij vendi është shumë i korruptuar, dhe që shumë afganë nuk do t’i harrojnë kurrë ushtarët amerikanë si pushtues të huaj dhe që një dërgim më i madh trupash do të katalizonte luftën dhe ta bëntë më të varur ushtrinë afgane, dhe se Amerika nuk do të tolerojë një luftë që kushton më shumë se 40 miliardë dollarë në vit dhe që vret qindra mijëra ushtarë të rinj amerikanë. Por, nëse ndodh kështu, Obama ka nevojë të përgatitet për një tërheqje dhe t’i shpjegojë Amerikës dhe botës përse është e nevojshme. Tendenca e Obamës është për të gjetur një të mesme, një kompromis. Ai mund të gjejë një mënyrë për të dërguar le të themi 20,000 trupa dhe t’i kërkojë Mekkristalit t’i përdorë ato. Nëse është kështu, ai ka rrezik të përsërisë rrezikun e Xhonsonit të gradualizmit politik, pra të veprojë mjaftueshëm për të thirrur armikun në tavolinë bisedimesh dhe t’i mbajë në shtëpi pas kurrizit të tij masat e sulmit. Duke shpresuar në turbullim të situatës, Xhonson ngeci dhe më tepër në këtë turbullirë. Afganistani mund të mos jetë Vietnami, por Obama rrezikon të përsërisë gabimin e Xhonsonit.
(Newsweek)
Përkthyer nga Androkli Dralo Ky lajm është publikuar: 15/11/2009