Greqia nuk i njeh maqedonasit e dëbuar
Autori i Lajmit: red.
Athina hodhi poshtë apelet për kthimin e pronave të shtetasve maqedonas, të dëbuar nga Greqia gjatë Luftës, po ashtu dhe shtetësinë e dyfishtë.
Ky qëndrim, i cili u botua dje në gazetën "Katimerini", duke iu referuar burimeve diplomatike greke, vijoi pas apelit të Shkupit zyrtar që në bisedimet për dallimet për emrin të inkuadrohet edhe çështja për të drejtat dhe pronat e maqedonasve të dëbuar nga Greqia.
Sipas burimeve, të cilave u referohet "Katimerini", kërkesa është e papranueshme dhe është defokusim i bisedimeve mes Greqisë dhe Maqedonisë, të cilat kanë për qëllim që të gjendet zgjidhje e përbashkët dhe e pranueshme për dallimet për emrin.
Sipas burimeve diplomatike greke, Maqedonia, e jo Greqia, është ajo që orvatet t i çorientojë bisedimet më ndërmjetësin Metju Nimic, ndërsa Athina deklaron se për të zgjidhja e dallimeve për emrin, është prioritet, thekson "Katimerini".
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008