E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milloshovski takon Ambasadorin e Shqipërisë

Autori i Lajmit: red.
Ministri i Jashtëm Antonio Milloshoski priti në një takim lamtumire Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Vladimir Prela.
Në këtë takim u vlerësua zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve midis dy vendeve dhe u theksua nevoja e gjetjes së mundësive të reja për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët. Duke uruar Prelën për përfundimin e suksesshëm të misionit diplomatik në Shkup, Milloshoski theksoi kontributin e tij për thellimin e marëdhënieve dypalëshe dhe shprehu bindjen se aktivitetet e filluara do të vazhdojnë. Ndërsa Prela tha se shpreson se dialogu i zhvilluar politik deri më tani dhe niveli i lartë i marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë të zhvillohen.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›