E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski takoi Thaçin

Autori i Lajmit: red.
Kanë hyrë në ditën e dhjetë bisedimet mes mandatarit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski me partitë politike shqiptare, BDI dhe PDSH. Dje Gruevski ka zhvilluar një takim me liderin e PDSH-së Menduh Thaci, por nuk është dhënë asnjë detaj nga këto bisedime. Takimin e djeshëm mes Gruevskit dhe Thaçit e ka konfirmuar vetë zëdhënësi i qeverisë Ivica Bocesvki, i cili tha se për nuk ishte parashikuar takim me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti me të cilin Gruevski është takuar një ditë parë. Me takimin e djeshëm me Thacin, sipas zëdhënësit Bocevski, ka përfunduar raundi i tretë i bisedimeve të mandatarit me liderët e partive shqiptare.
"Bisedimet po rrjedhin sipas dinamikës dhe afateve të parashikuara. Në të ardhmen do të hapen edhe raundet e reja për zgjerimin e shumicës qeveritare. Bisedimet po zhvillohen në drejtim të harmonizimit të platformës qeveritare. E dini se shumica e qytetarëve e dhanë mbështetjen e tyre për programin "Rilindja në 100 hapa, e zgjeruar dhe e mbindërtuar", që do të jetë shtylla kryesore e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe interesave strategjike dhe kombëtare e shtetërore", deklaroi zëdhënësi i Qeverisë Ivica Bicevski.
Afati i fundit për publikimin e koalicionit të ri qeveritar skadon më 12 korrik, kur mandatari Gruevski duhet t i dorëzojë Kuvendit për miratim listën e anëtarëve të Qeverisë dhe programin qeveritar.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›