Medvedev “shkarkon” miliarderin Abramoviç
Autori i Lajmit: red.
Presidenti rus Dimitrij Medvedev nënshkroi dekretin me të cilin ndërpreu postin e guvernatorit në provincën Çukotka, miliarderit Roman Abramoviç, njoftojnë mediat ruse.
Medvedev nënshkroi dekretin për ndërprerje të parakohshme të funksionit të Abramoviçit në rajonin Çukotka pas kërkesës së tij personale. Abramoviç, i cili jeton në Londër dhe është pronar i klubit të futbollit Çelsi, kishte dhënë dorëheqjen nga ky post në rajonin e largët të Çukoktas, por nuk u pranua nga ish-presidenti rus Vladmir Putin. Abramoviç ishte në krye të Çukotkës nga viti 2000.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008