SHBA-Poloni, “ok”
Autori i Lajmit: red.
Zyrtarët amerikanë thonë se Shtetet e Bashkuara dhe Polonia kanë arritur një marrëveshje në parim, sipas të cilës një pjesë e sistemit të mbrojtjes nga raketat do të vendoset në territorin polak. Marrëveshja për vendosjen e interceptorëve të raketave në Poloni kërkon miratimin e zyrtarëve të lartë të qeverisë polake.
Një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Bush tha se të dy palët kanë finalizuar tekstin e projekt-marëveshjes, sipas të cilës Polonia do t i bashkohet Repubikës Çeke, për të lejuar instalimin në teritoret e tyre të një sistemi rajonal amerikan të mbrojtjes nga raketat, qëllimi i të cilit është interceptimi i raketave me rreze të gjatë veprimi që mund të hidhen nga Irani.
Hollësitë e marrëveshjes nuk janë bërë të njohura, por dihet se Polonia ka kërkuar si shpërblim për lejimin e sistemit amerikan, një ndihmë disa miliona dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes së saj ajrore.
Zyrtari i lartë amerikan tha se marrëveshja u finalizua dje vonë, pas një takimi dy ditor me dyer të mbyllura, që u mbajt këtë javë në Uashington mes zyrtarëve të Departamentit të Shtetit dhe zyrtarëve të ministrive të Mbrojtjes dhe të Jashtme të Polonisë.
Plani amerikan parashikon stacionimin e 10 interceptorëve të raketave në Poloni dhe një sistem të avancuar radarësh në Republikën Çeke. Një marrëveshje në parim u arrit me qeverinë çeke disa javë më parë.
Ky sistem është kundërshtuar fuqimisht nga Moska, e cila këmbëngul, pavarësisht nga mohimet e Uashingtonit, se sistemi anti-raketor do të minonte kapacitetin e saj strategjik dekurajues.
Në një konferencë shtypi me gazetarët, Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane, Daniel Fried, tha se Shtetet e Bashkuara janë përpjekur t u përgjegjen shqetësimeve të Polonisë për qendrimin rus dhe çështje të tjera.
"Polakët na kanë kërkuar që t i bëjmë Rusisë një ofertë serioze për mbrojtjen nga raketat, dhe siç e dini, ne e kemi bërë këtë. Polakët, ashtu si edhe çekët, na kanë kërkuar që ne të punojmë më ngushtë me NATO-n, dhe po të jetë e mundur të sigurojmë mbështetjen e saj për mbrojtjen nga raketat. Ne e bëmë këtë me sukses në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në muajin prill. Polakët na kanë kërkuar gjithashtu që të trajtojmë edhe modernizimin e mbrojtjes ajrore të Polonisë. Siç e dini, ne kemi rënë dakord edhe për këtë".
Daniel Fried, një nga pjesëmarrësit kryesorë në dialogun për mbrojtjen nga raketat, e vlerësoi Poloninë si një aleat me rëndësi të Shteteve të Bashkuara, duke vënë në dukje rolin e saj në koalicionin e udhëhequr nga amerikanët në Irak dhe Afganistan, ku Polonia shtoi kohët e fundit kontributin e saj me trupa dhe avionë.
Zyrtari i lartë amerikan, i cili foli në Departamentin e Shtetit tha se hapi tjetër në këtë proces i përket udhëheqjes polake, pa dhënë ndonjë afat kohor, për miratimin përfundimtar të marrëveshjes.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, pritet ta diskutojnë mbrojtjen nga raketat dhe çështje të tjera gjatë turneut të saj evropian javën e ardhëshme.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008