Ndërkombëtarët: Kosova me të ardhme europiane
Zhvillimet e mëtejshme ekonomike dhe politike të Kosovës janë të rëndësishme për të ardhmen e saj europiane. Ky ishte mesazhi i përcjellë gjatë punimeve të konferencës: “Kosova e Pavarur dhe Bashkimi Europian - Zhvillimet politike ekonomike dhe perspektiva e saj” e mbajtur në Vienë. Zyrtarët e lartë europianë, pjesëmarrës në këtë konferencë vunë theksin tek puna intensive e Prishtinës zyrtare për të mos qendruar në vend numëro, por për të punuar në drejtim të reformave për integrimin europian të saj.
Stefan Lehne, Përfaqësues i Ministrisë së Jashtme të Austrisë
“Lidershipi kosovar nuk mund të rrijë i qetë. Duhet të kuptojnë se Kosova duhet të jetë një anëtar i përgjegjshëm i komuniteti ndërkombëtar dhe të bashkëpunojë edhe me fqinjët. Më duhet të inkurajoj institucionet kosovare, që të fokusohen në sfidat dhe të ecin përpara.”
Për Ambasadorin e Kosovës në Austri Sabri Kiqmari, Prishtina është e gatshme të ndërmarrë të gjitha hapat për të ecur përpara drejt Brukselit.
Sabri Kiqmari, Ambasador i Kosovës në Vjenë
“Kultura, gjeografia dhe historia jonë i përkasin demokracive europiane. Ne ndihemi dhe jemi pjesë e Europës. Si rrjedhojë është vëtëm çështje e drejtimit që institucionet kosovare kanë marrë në përmbushjen e reformave për sa i përket integrimit europian. E dimë që nuk do të jetë e lehtë por ne kemi besim që do t’ia arrijmë.”
Përfaqësuesi i BE–së në Kosovë, Piter Feith, u ndal gjerësisht tek zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe tha se pavarësisht krizës ekonomike, shteti i ri është tërheqës për investitorët e huaj.
Peter Feith, Përfaqësues i BE-së në Kosovë
“Ajo që ka rëndësi është se qeveria e ka kuptuar që Kosova ka nevojë për një rritje të qendrueshme ekonomike për t’u kthyer në një shoqëri demokratike të fortë. Besojë se investitorët e huaj do ta shohin Kosovën si një vend tërheqës me shumë potencial dhe që ia vlen për ndërmarrjen e rreziqeve.”
Që nga viti 2005, vlera e investimeve të huaja në Kosovë ka arritur në 1 miliard euro, por investitorët janë të kujdesshëm që të ndërhyjnë në këtë vend ku minoriteti serb nuk pranon të integrohet.
Pavarësisht kësaj, Ministri kosovar i Ekonomisë, Ahmet Shala nga ana e tij përshkroi atmosferën pro europiane në Kosovë dhe garantoi se ky vend është i përkushtuar për vendosjen e paqes në rajon.
Ahmet Shala Ministri kosovar i Ekonomisë
“I bëj thirrje të gjithë miqve rajonalë, fqinjëve që ta shohin bashkëpunimin rajonal si një mjet të përbashkët për të arritur tek integrimi europian.”